NASA ZBULOI NJË SISTEM PREJ 7 PLANETESH RRETH NJË YLLI TË NGJASHËM ME DIELLIN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Nov 4, 2023
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Njoftim i jashtëzakonshëm nga NASA.
Agjencia Hapësinore e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se falë përpunimit të të dhënave nga teleskopi hapësinor Kepler tashmë në pension, ka zbuluar një sistem prej 7 planetësh, secili i zhytur në nxehtësinë e yllit të tij mëmë.
NASA shpjegoi se të gjithë planetët në sistem, të quajtur Kepler-385, janë më të mëdhenj se Toka, por më të vegjël se Neptuni.
Në qendër të Kepler-385 ka një yll të ngjashëm me Diellin, i cili, megjithatë është 10% më i madh dhe 5% më i nxehtë se ky i fundit.
Dy planetët e brendshëm, pak më të mëdhenj se Toka, mund të jenë shkëmborë, dhe të kenë atmosferë të hollë.
Pesë të tjerat kanë një rreze rreth dyfishin e asaj të Tokës dhe, sipas hipotezave, mund të rrethohen nga atmosfera të trasha.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments