NDJESIA E DOBËT E NUHATJES TEK TË MOSHUARIT LIDHET ME DËSHPËRIMIN (DEPRESIONIN).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jul 13, 2023
- 1 min read

Baltimorë, SHBA | Ndërsa humbja e nuhatjes nuk mendohet të shkaktojë dëshpërim (depresion), një studim i ri tregon se mund të shërbejë si një tregues i fuqishëm i shëndetit, dhe mirëqenies së përgjithshme. Njerëzit mund të humbasin përkohësisht dhe pjesërisht shqisën e nuhatjes (hiposmia), ose ta humbin plotësisht atë (anosmia), për shkak të një ftohjeje, gripit, Covid-19, infeksionit të sinusitit, alergjisë, etheve të barit ose polipeve të hundës. Por ndërsa moshohen, shumë njerëz humbasin përgjithmonë aftësinë e tyre për të nuhatur, dhe kjo zvogëlon kënaqësinë e tyre nga ushqimi dhe mjedisi i këndshëm. Në një studim tetë-vjeçar që ndoqi më shumë se 2000 të moshuar që jetonin në ambiente geriatrike, studiuesit në Johns Hopkins Medicine në Baltimore, thonë se ata kanë prova të reja të rëndësishme të një lidhjeje midis uljes së ndjenjës së nuhatjes, dhe rrezikut të zhvillimit të dëshpërimit (depresionit) në fund të jetës. Gjetjet e tyre, të botuara më 26 qershor 2023 në Journal of Gerontology: Medical Sciences nën titullin “Trajektoret e mosfunksionimit të nuhatjes dhe depresionit tek të moshuarit që banojnë në komunitet”, nuk pretendojnë se humbja e nuhatjes shkakton depresion - por se mund të shërbejë si një tregues i fuqishëm të shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme. Ne kemi parë vazhdimisht se një ndjenjë e dobët e nuhatjes mund të jetë një shenjë paralajmëruese e hershme e sëmundjeve neurodegjenerative si sëmundja e Alzheimerit, dhe sëmundja e Parkinsonit, si dhe një rrezik vdekshmërie, tha disa profesorë. “Për më tepër, ky studim eksploron faktorët që mund të ndikojnë në marrëdhënien midis nuhatjes dhe depresionit, duke përfshirë njohjen e dobët dhe inflamacionin.” Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comments