top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NDRYSHIMET KLIMATERIKE DO TË ÇOJNË NË RRITJEN E ÇMIMIT TË BIRRËS | EDHE NË NDRYSHIMIN E SHIJES.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 14, 2023
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Ndryshimet klimatike tashmë po ndikojnë në shijen dhe cilësinë e birrës, sipas një studimi të fundit.


Ngrohja globale po ndikon në rendimentet e hopit dhe përmbajtjen e acideve alfa në HOPS, të cilat, i japin birrës shijen dhe aromën e saj.


Studiuesit paralajmërojnë se nëse fermerët nuk përshtaten me motin më të nxehtë dhe më të thatë, rendimentet e hopit në rajonet evropiane mund të bien me 4-18% deri në vitin 2050, dhe përmbajtja e acidit alfa mund të bjerë me 20-31%.


Kjo mund të çojë në çmime më të larta të birrës, dhe të kërkojë nga prodhuesit që të rregullojnë metodat e birrës.


Ndryshimet klimatike janë një shqetësim në rritje për industrinë e birrës dhe konsumatorët e saj.


Pirësit e birrës patjetër do ta shohin ndryshimin e klimës, qoftë në çmim apo në cilësi”, tha z. Miroslav Trnka, një shkencëtar në Institutin e Kërkimit të Ndryshimeve Globale të Akademisë Çeke të Shkencave dhe bashkëautor i studimit të botuar në revistën Nature Communications.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page