NEPALI NDALOI TIK-TOK-un | PARTIA KOMUNISTE E KINËS PËRHAP PËRÇARJE NË SHOQËRI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Nov 27, 2023
- 2 min read

Nepal | Akti i ndalimit të Tik-Tokut u komunikua nga qeveria e vendit, duke besuar se mediat sociale kineze kanë efekte negative në harmoninë sociale.
Qeveria e Nepalit tha se 1647 raste të krimit kibernetik janë regjistruar në platformë në katër vitet e fundit, dhe se një pjesë e madhe e popullsisë e ka kritikuar faqen për inkurajimin e përhapjes së gjuhës së urrejtjes.
Ndalimi do të hyjë në fuqi në një datë ende të panjohur, dhe pas përgatitjeve teknike.
Nepali duket të jetë shumë më i alarmuar për kufizimin e përhapjes së përmbajtjes së paligjshme, sesa metodat e mbledhjes së të dhënave të ByteDance, kompania që zotëron TikTok-un, dhe marrëdhëniet e saj me qeverinë kineze, që disa thonë se dëmton sigurinë e të dhënave të përdoruesve.
Jo shumë kohë më parë qeveria miratoi një dispozitë që e bën të detyrueshme që rrjetet sociale të hapin një zyrë, ose të identifikojnë një person kontakti, në Nepal, për t'iu përgjigjur kërkesave nga autoritetet, dhe përdoruesit nepaleze.
Kjo përfshin gjithashtu regjistrimin e faqeve në Ministrinë e Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit, dhe ato që nuk e bëjnë këtë mund të mbyllen nga ministria, dhe publikimi i një liste prej 19 pikash, të gjërave që përdoruesit nuk mund të bëjnë, duke përfshirë fjalimet, gjuhën e urrejtjes, përhapjet false, ose lajme të shtrembëruara, dhe që promovojnë praktika të tilla si puna e fëmijëve.
Tashmë ka disa shtete që kanë ndaluar TikTok-un, ata janë: Kina, India, Irani, shteti amerikan i Montanës dhe disa vende aziatike.
Gjithashtu, ndalohet përdorimi i tij në telefonat e punës të punonjësve të qeverive të Shteteve të Bashkuara, Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Australisë dhe Zelandës së Re, si dhe atyre të zyrtarëve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, për shkak se praktika e mbledhjes së të dhënave konsiderohet joetike, gjithmonë jo transparente, dhe e lidhur errët me qeverinë kineze dhe Partinë Koministe të Kinës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários