NESËR NË MBRËMJE PRESIDENTI ZELENSKI DO TË PRITET PËR DARKË NË PALLATIN ELIZE (ELYSÉE) NGA PRESIDENTI MAKRON; DO TI BËHET ME DIJE SE KA MBËSHTETJE TË PALËKUNDUR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 25
- 1 min read

Paris, Francë | Presidenti francez Emanuel Makron do të mirëpresë homologun e tij ukrainas Volodimir Zelenski në Pallatin Elize (Elysee), nesër në mbrëmje për një takim të ndjekur nga një darkë pune.
“Kreu i shtetit - saktëson presidenca - do t'i përsërisë presidentit Zelenski se Franca do ta bëjë prioritetin e saj absolut vazhdimin dhe forcimin e mbështetjes ushtarake dhe financiare për Ukrainën”.
Pallati Elize (Elysee) shtoi se takimi do t'i lejojë të dy udhëheqësit të përgatisin takimin për paqen dhe sigurinë për Ukrainën që do të mbahet të nesërmen në Paris.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント