NEURALINK IMPLANTOI ME SUKSES NJË ÇIP TRURI NË PACIENTIN E PARË NJERËZOR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 1, 2024
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Neuralink i z. Illën Mask (Elon Musk) ka implantuar me sukses një çip truri në pacientin e parë njerëzor, me produktin e quajtur Telepatia (Telepathy).
Miliarderi zbuloi se shërimi i pacientit po përparon mirë. Z. Mask (Musk) synon që Telepatia të lejojë përdoruesit me aftësi të kufizuara, si z. Stefn Hoking (Stephen Hawking), të komunikojnë me shpejtësi.
Qëllimi fillestar i Neuralink-ut është t'i lejojë njerëzit të kontrollojnë kursorin ose tastierën e kompjuterit duke përdorur vetëm mendimet e tyre.
Rezultatet fillestare tregojnë zbulimin premtues të thumbave të neuroneve, me qëllim që të mundësojë kontrollin e pajisjes vetëm përmes mendimeve.
Neuralink mori lejen e FDA-së vitin e kaluar për provat njerëzore, duke u fokusuar në tejkalimin e paralizës, dhe kushteve neurologjike, duke përdorur implantet e ndërfaqes tru-kompjuter.
Studimi PRIME i kompanisë vlerëson sigurinë e implantit, dhe robotit kirurgjik.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments