NEURALINKU DO TË KRYEJË TESTE KLINIKE PËR TË KRIJUAR MUNDËSINË E VENDOSJES SË ÇIPAVE NË TRU.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 21, 2023
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Neuralink i miliardierit Illën Mask (Elon Musk) ka marrë miratimin për provën inauguruese njerëzore, që përfshin vendosjen një çipi në tru. Firma neuroteknike njoftoi kohët e fundit, se mund të fillojë të rekrutojë pacientë, për një studim gjashtëvjeçar, që fokusohet te individët me paralizë. Ky test klinik, synon të vlerësojë sigurinë, dhe efektivitetin e implantit të trurit, për t'u mundësuar pjesëmarrësve të kontrollojnë kursorët e kompjuterit, ose tastierat, duke përdorur mendimet e tyre. Implanti do të vendoset në rajonin e kontrollit të lëvizjes së trurit, me ndihmën e një roboti. Megjithëse numri i pacientëve të regjistruar mbetet i pazbuluar, Neuralink fillimisht synoi për dhjetë pacientë, por, e zvogëloi këtë shifër pas diskutimeve me Administratën Federale amerikane të Barnave (FDA) për shqetësimet e sigurisë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comentarios