La Paz, Bolivi | Presidenti bolivian Luis Arke (Arce) njoftoi hyrjen zyrtare të vendit të tij në Brics, si një shtet partner, duke nënvizuar potencialin e këtij integrimi për të ringjallur sektorë strategjikë si energjia, teknologjia dhe tregtia.
“Nga 1 janari 2025, shteti ynë shumëkombëtar i Bolivisë hyn zyrtarisht si një shtet partner në Brics, një bllok i rëndësishëm që përfaqëson pothuajse 45% të popullsisë së botës”, postoi presidenti Arke (Arce), në rrjetet e tij sociale virtuale.
Njoftimi është bërë pas konfirmimit të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, përmes një letre dërguar homologes së tij boliviane, Selinda (Celinda) Sosa.
“Në një botë plot pasiguri për shkak të tranzicionit në një rend të ri global, të qenit pjesë e këtij blloku na lejon të diversifikojmë dhe mbrojmë asetet tona, duke u bërë një lojtar i rëndësishëm brenda një platforme investimi në ekonomitë në zhvillim me potencial të jashtëzakonshëm”, tha presidenti Arke.
“Integrimi në BRICS na jep mundësinë të promovojmë sektorë kyç si energjia, tregtia, teknologjia, prodhimi dhe financat e qëndrueshme”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
留言