NGA DATAT 2-4 PRILL 2025 MBRETI FELIPE VI I SPANJËS DO TË PËRUROJË FORUMIN PËR TË ARDHMEN E MESDHEUT | MARRIN PJESË 27 VENDET E BE-së + BALLKANI + AFRIKA E VERIUT + LINDJA E MESME: MARE NOSTRUM.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 29
- 1 min read

Madrid, Mbretëria e Spanjës | Mbreti Felipe VI i Spanjës do të përurojë Forumin për të Ardhmen e Mesdheut, i planifikuar të zhvillohet në Granada nga 2 deri më 4 prill 2025, organizuar nën Presidencën spanjolle të Asamblesë Parlamentare të Unionit për Mesdheun (AP-UfM), i cili, do të diskutojë çështje të tilla si lëvizjet migratore, ndryshimet klimatike, punësimi i të rinjve në rajon dhe barazia gjinore.
Kjo u mësua nga një njoftim për shtyp.
Në forum do të marrin pjesë përfaqësues parlamentar të 43 vendeve anëtare të UfM-së, e cila, bashkon njëzet e shtatë anëtarët e BE-së, dhe vende nga Afrika e Veriut, Ballkani dhe Lindja e Mesme në të dy brigjet e “Mare Nostrum”.
Në seancën inauguruese, më 3 prill 2025, pas fjalimeve përshëndetëse të presidentes së Kongresit të Deputetëve Spanjollë, Fransina (Francina) Armangol dhe presidentit të Senatit, Pedro Rollan, është planifikuar një konferencë e Komisioneres Evropiane për Mesdheun, Dubravkka Suica, mbi një “Pakt të Ri për Mesdheun”.
Forumi do të shqyrtojë gjithashtu aleancën e qytetërimeve dhe stabilitetin në rajon, me pjesëmarrjen e sekretarit të Përgjithshëm të UfM, Nasser Kamel.
Tema e zgjedhur për Presidencën spanjolle të Asamblesë Parlamentare të UfM-së për periudhën 2024-2025 është situata migratore në Mesdhe në një vizion gjithëpërfshirës të problemit.
Forumi do të përfundojë me miratimin e një Deklarate për të Ardhmen e Mesdheut.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments