NGA SELIA E NATO-s SEKRETARI I SHTETIT MARKO (MARCO) RUBIO THA: NE DUAM NJË MARSHIM TË BESUESHËM DREJT 5% TË PBB-së TË INVESTUAR NË MBROJTJE; UNË SHOH HISTERI PËRRETH; SHBA-ës DO TË QËNDROJNË NË NATO.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 3
- 1 min read

Bruksel, Belgjikë | “Ne duam të largohemi nga këtu duke e ditur se jemi në rrugën e duhur, një rrugë realiste, në mënyrë që çdo anëtar i vetëm të angazhohet dhe të mbajë premtimin për të arritur deri në 5% të shpenzimeve, dhe kjo do të thotë se edhe Shtetet e Bashkuara do të duhet të rrisin përqindjen e tyre”.
Kështu tha në selinë e NATO-s sekretari amerikan i shtetit, Marko (Marco) Rubio.
“Askush nuk pret që ju ta bëni atë për një ose dy vjet, por udhëtimi duhet të jetë i vërtetë. Kjo është e vërteta e vështirë, por është thelbësore që të thuhet”, shtoi ai.
“Unë shoh histeri në mbarë botën dhe gjithashtu në ShBA-ës: ShBA-ës janë aktive në NATO si kurrë më parë”, nënvizoi më pas shefi i diplomacisë amerikane.
“Presidenti Tramp (Trump) e ka bërë të qartë se ai e mbështet NATO-n. Ne do të mbetemi në NATO. Por ne duam që NATO të jetë më e fortë. Ne duam që NATO të jetë më jetike. Dhe e vetmja mënyrë që NATO mund të bëhet më e fortë dhe më jetike është nëse partnerët tanë, shtetet kombëtare që përbëjnë këtë aleancë të rëndësishme, kanë më shumë aftësi”, përfundoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Komentarze