NGA SOT ISH-PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ILIR META DHE PRESIDENTI I “PARTISË SË LIRISË” ËSHTË BEQAR | U NDA ME VENDIM GJYQËSOR NGA BASHKËSHORTJA MONIKA KRYEMADHI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 11
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Pas shumë vitesh martesë, ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, janë divorcuar zyrtarisht.
Vendimi u muar sot (11 prill 2025) nga Gjykata Civile e Tiranës.
Në seancën e mbajtur në Gjykatën Civile të Tiranës ishte i pranishëm z. Ilir Meta (aktualisht presidenti i Partisë së Lirisë), i cili, gjendet në burg që prej muajit tetor të vitit 2024, në kuadër të hetimeve penale paraprake që po kryen Prokuroria e Posaçme (SPAK).
Z. Meta u shoqërua nga qelia në burgun 313 drejt Gjykatës Civile me forcat e Policisë së Burgjeve.
Znj. Kryemadhi nuk u paraqit në seancë, por u përfaqësua nga avokati i saj mbrojtës, Redi Llanaj.
Ndarja e tyre erdhi si pasojë e divergjencave të forta që linden mes tyre për mënyrën se si u drejtua dhe për qëndrimet politike që mbajti ish-subjekti politik Lëvizja Socialiste për Integrim, tashmë e konvertuar në Partia e Lirisë, president i së cilës, tashmë është z. Meta.
Njoftim | Nisur nga interesi i medias, ju bëj me dije si më poshtë:
Sot në datën 11.04.2025, ora 10:30, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, u zhvillua seanca e pajtimit si dhe seanca gjyqësore me objekt zgjidhje martese me paditës I.M dhe të paditur M.K, ku të pranishëm ishin paditësi dhe avokati i tij.
Pala e paditur, e njoftuar nga gjykata me fletëthirje, nuk u paraqit në seancë, pa asnjë shkak ligjor, duke e lënë gjykimin në mungesë.
Në përfundim të seancës, gjykata vendosi: Zgjidhjen e marteses midis paditesit I.M dhe te paditures M.K., thuhet në njoftimin zyrtar.
“Kjo është thjesht me një objekt, për zgjidhjen e martesës. Dhe gjykata pasi ne parashtruam shkaqet e zgjidhjes së martesës, administroi edhe aktet shkresore dhe mori vendimin për zgjidhjen e martesës mes paditësit Ilir Meta dhe të paditurës Monika Kryemadhi”, tha avokati i z. Meta, Genc Gjokutaj.
Çifti Meta u celebrua më 29 tetor të vitit 1998. Atë ditë ata iu betuan njëri-tjetrit për besnikëri martesore pas 5 vitesh lidhjeje sentimentale dhe pas 4 muajsh pasi ishin bërë prindër.
Çifti Meta ka tre fëmijë.
Znjsh. Bora Metaj; z. Besar Metaj dhe znjsh. Era Metaj.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments