NGA SOT KOMPANIA “META” U THOTË LAMTUMIRË KONTROLLIT TË FAKTEVE NË SHBA-ës | NGA SOT FILLON EPOKA E “SHËNIMEVE TË KOMUNITETIT”.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 7
- 2 min read

Uashington, Amerikë | “Deri të hënën pasdite, programi ynë i kontrollit të fakteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përfundojë zyrtarisht”.
Kështu ka bërë të ditur z. Joel Kaplan, kreu i politikave të kompanisë “Meta”, me një postim në rrjetin social virtual.
Prandaj, siç u njoftua në muajin janar, sot fillon epoka e “Shënimeve të Komunitetit” të gjigantit social, një metodë që zëvendëson verifikimin e fakteve të kryera deri më tani me organizata të pavarura dhe të certifikuara.
Në vend të tij, duke filluar nga ShBA-ës, një sistem i ngjashëm me atë në fuqi në rrjetin social virtual Iks (X) me të cilin vetë përdoruesit do të mund të ndihmojnë platformën të raportojë pasaktësi në postime të caktuara, veçanërisht ato më viralet.
Për t'u kualifikuar për të kontribuar, përdoruesit duhet të jenë mbi 18 vjeç, të kenë një llogari në gjendje të mirë, të jenë të regjistruar në platforma për më shumë se gjashtë muaj dhe të regjistrohen në një listë pritjeje.
Gjatë javëve të fundit, Meta ka njoftuar se rreth 200000 kontribues të mundshëm në Shtetet e Bashkuara janë regjistruar tashmë në program.
Sipas asaj që z. Kaplan njoftoi në rrjetin social virtual Iks (X), shënimet e para të komunitetit do të fillojnë gradualisht të shfaqen në Facebook, Threads dhe Instagram, pa u aplikuar penalitete për postimet e raportuara.
Për momentin, nuk janë njoftuar plane për të futur funksionin jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
CEO Mark Zakërberg (Zuckerberg) njoftoi sistemin e ri në muajin janar menjëherë pas zgjedhjes së presidentit Danlld Tramp (Donald Trump).
Lëvizja u pa si një afrim me administratën e re. Në të njëjtën kohë me braktisjen e verifikimit të fakteve, kompania “Meta” gjithashtu zvogëloi nismat e saj të diversitetit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Коментарі