NGA SOT SAMSUNG VJEN ME GALAXY Z FLIP5 RETRO.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Nov 1, 2023
- 1 min read

Seul, Kore e Jugut | Samsung ka histori të pasur kur bëhet fjalë për telefonat e palosshëm, port ash kompania jugkoreane ka nderuar një nga modelet e saj më me ndikim, Samsung E700, i cili, u shfaq dy dekada më parë.
Fjala është për modelin e kufizuar Galaxy X Flip5 Retro, të cilin e zbukurojnë ngjyra e kaltër dhe e hirtë, sikurse ato që zbukuronin modelin E700.
Samsung e dërgon telefonin inteligjent në një kuti të bukur me logot e modeleve Z Flip5 dhe E700, si dhe kartat Flipsuit me “stickersa” të logove të mëparshme të Samsung.
Pjesë e paketës është një kartë e Samsung E700 me një numër serial unik të gdhendur.
Galaxy Z Flip5 Retro do të jetë i disponueshëm në sasi të kufizuar në Korenë e Jugut nga 1 nëntori, si dhe në Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Gjermani, Spanjë dhe Australi nga 2 nëntori.
Klientët në këto tregje mund ta blejnë pajisjen përmes faqes zyrtare të internetit të Samsung.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments