NGRITJA E HESHTUR E POLONISË | SI PO DOMINON AJO NË SKENËN BOTËRORE?
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 8, 2023
- 6 min read

Nga znj. Pëtrishë Kjullën (Patricia Cullen). Varshavë, Poloni | Polonia është në prag të shndërrimit në një fuqi të madhe globale. Ekonomia polake është treguar e qëndrueshme ndaj goditjeve të shumta globale, duke përfshirë recesionin e vitit 2020, luftën në Ukrainë, krizën energjetike dhe kushtet më të ashpra të financimit global. Çfarë njohurish mund t'u ofrojë vendeve të tjera kjo histori e jashtëzakonshme suksesi, dhe çfarë mund të bëjnë bizneset në Mbretërinë e Bashkuar për të imituar këtë sukses? HISTORI DHE GJEOGRAFI. E vendosur mes dy superfuqive kundërshtare, Gjermanisë dhe Rusisë, Polonia nuk ka pasur një të kaluar të lehtë. Megjithatë, që nga rënia e komunizmit në vitin 1989, Polonia ka fuqizuar përpara për t'u bërë vendi me rritjen më të shpejtë dhe më të suksesshme nga të gjitha vendet ish-komuniste në Evropë. Mateusz Urban, ekonomist i lartë në Oxford Economics, beson se Polonia ka përfituar fuqishëm nga shfrytëzimi i avantazheve të saj strukturore. “Më së pari, ajo ka trashëguar një institucione dhe norma të mira arsimore fillore, dhe të mesme, nga epoka komuniste, të cilat, më pas ua ka përshtatur me sukses sfidave më moderne, dhe i ka përdorur për të rritur ndjeshëm arritjet e arsimit të lartë. Kjo ka rezultuar që një i diplomuar relativisht i ri dhe i aftë të shtohet rregullisht në fuqinë punëtore që nga fundi i viteve 1990. Meqenëse universitetet e fokusuara në STEM janë veçanërisht të mira në pajisjen e studentëve të tyre me aftësi të mjaftueshme, kjo lehtësoi investimet e huaja në një numër sektorësh të IT-së dhe të prodhimit gjithnjë e më të lartë teknologjik.” “Së dyti, anëtarësimi në Bashkimin Europian, dhe heqja e barrierave në tregti ishte një ndryshim i lojës, dhe ka rritur rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto që nga viti 2004 me rreth një të tretën. Natyrisht, investimet e mëdha publike në infrastrukturë – me paratë e BE-së të rëndësishme për financimin e saj – ndihmuan jashtëzakonisht shumë, dhe e kthyen Poloninë në një partner ekonomik shumë të ngushtë të Gjermanisë, dhe një furnizues kyç, për një sërë industrish (veçanërisht automobilat). Në krye, kostot ende relativisht të ulëta të punës së Polonisë (bashkuar me fuqinë punëtore me arsim të lartë, siç u përmend më lart), kanë vazhduar të tërheqin investime në p.sh. shërbimet e biznesit (veçanërisht institucionet e tregut financiar)”, shtoi ekonomisti në fjalën e tij. SUPERFUQIA NË KRIJIM? Ngritja e Polonisë si një superfuqi e mundshme globale mund t'i atribuohet një kombinimi të faktorëve që kanë vendosur terrenin për suksesin e saj. “Së pari dhe më kryesorja, Polonia ka bërë hapa të rëndësishëm në krijimin e një mjedisi të favorshëm biznesi – ata kanë përqafuar reformat ekonomike, kanë nxitur inovacionin, dhe kanë krijuar një infrastrukturë të fuqishme që tërheq investime vendase, dhe të huaja”, thotë Karl Bellud (Charles Bellwood), pronar dhe drejtor menaxhues në Bellwood Rewinds. Ltd. “Përveç kësaj, fokusi i fundit i Polonisë në edukimin dhe zhvillimin e aftësive i ka ndihmuar ata të kultivojnë një fuqi punëtore të talentuar, e cila, është një aset thelbësor në peizazhin e sotëm konkurrues global”, dhe mendoj se është vendimtare për ngritjen e tyre si një fuqi evropiane. “Vendndodhja strategjike gjeografike e Polonisë në udhëkryqin e Evropës i ka pozicionuar gjithashtu si një portë për tregtinë dhe investimet, duke nxitur më tej rritjen e saj, veçanërisht me luftën Ukrainë-Ruse që ndryshon fushëveprimin e tregtisë globale me Rusinë”, shtoi ai. Grupi CCO i emagine Consulting, Martin Hartley beson se ka faktorë të mëtejshëm që kontribuojnë në fuqinë dhe ndikimin gjithnjë në rritje të Polonisë. “Një nga treguesit kryesorë të suksesit të Polonisë është niveli i lartë i arsimimit dhe njohurive të specialistëve polakë. Polonia ka shumë universitete teknike prestigjioze që arsimojnë konsulentë të mëdhenj që sjellin 15000-16000 të diplomuar në treg çdo vit, duke ofruar talente të shkëlqyera pikërisht aty ku ata kanë nevojë.” “Konkurrenca e çmimeve gjithashtu i jep Polonisë një avantazh. Normat në tregun e IT-së rriten vazhdimisht, por çmimet janë ende në një nivel shumë të arsyeshëm”, shtoi ai. MENDOHET SE EKONOMIKA POLAKE DO TË VAZHDOJË TË RRITET DHE TË KALOJË HOMOLOGËT E SAJ PERËNDIMORË. “Duke marrë parasysh fuqinë blerëse, Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë tashmë ka tejkaluar atë të Portugalisë, dhe është në rrugën e duhur për të mposhtur nivelin italian (fundi i viteve 2020), dhe madje edhe atë francez (fillimi i viteve 2030)”, tha ai. EKONOMIA NË LULËZIM. Ekonomia polake po rritet aq shpejt – me 4.9% vitin e kaluar – saqë është vendosur të kapërcejë atë të Britanisë deri në vitin 2030. Ekonomia polake u zgjerua me 5.1% në vitin 2022, pasi u rrit me 6.9% në 2021, tha Agjencia e Statistikave të Polonisë (GUS) muajin e kaluar, duke rishikuar në rritje vlerësimet e saj të mëparshme për të dy vitet. Në terma për frymë, nëse Polonia mund të ruajë mesataren e saj aktuale prej 3.6% të rritjes së PBB-së dhe Britania e Madhe qëndron në mesataren e saj prej 0.5%, atëherë ajo do të ketë vërtet të ardhura mesatare më të larta deri në vitin 2030. Midis 1990 dhe 2018, PBB-ja e vendit u rrit pothuajse tetëfish. Në janar 2023, Zyra Qendrore e Statistikave raportoi se paga mesatare mujore e korporatave në Poloni u rrit me 10.3%, krahasuar me vitin e kaluar, me normat e punësimit të korporatave gjithashtu me 2.2%. Për më tepër, ndërsa ekonomia vazhdon të rritet dhe tregu i punës mbetet i gjallë, pagat parashikohen të rriten me 5.9% të mëtejshme deri në vitin 2025, sipas të dhënave të mbledhura nga Statista. LUFTA. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka shkaktuar ndryshime afatgjata. Aleanca e Polonisë me Ukrainën i forcon ato si nga pikëpamja ushtarake ashtu edhe nga ajo ekonomike. Polonia po bëhet fuqia më e madhe ushtarake e BE-së, e ngjashme me fuqitë tradicionale ekonomike të Gjermanisë dhe Francës. Duke e rritur buxhetin e saj të mbrojtjes në 30 miliardë dollarë – në 4.25% të PBB-së, përqindja më e lartë në të gjithë NATO-n – Polonia është në një rritje të furishme shpenzimesh që do të riformësojë tërësisht balancën e fuqisë në Evropë. Nga 250 tanke amerikane M1A2 Abrams me porosi, deri në 500 HIMARS, si dhe 96 helikopterë sulmues Apache, deri në fund të dekadës, Polonia do të zotërojë me diferencë ushtrinë tokësore më të fuqishme të Evropës. Polonia nuk po bëhet vetëm një fuqi ekonomike, ajo po bëhet gjithashtu një fuqi strategjike ushtarake. Parashikohet që deri në vitin 2035 të ketë ushtrinë më të madhe në Evropë me 300 mijë anëtarë.Aktualisht, ajo ka një shpenzim ushtarak mbi mesataren e BE-së në 2.4% të PBB-së, e cila, është e treta më e larta në NATO, pas SHBA-së dhe Greqisë. Kjo pritet të rritet në 4% vitin e ardhshëm që do ta bënte atë më të lartën në BE dhe NATO. QENDRA E TEKNOLOGJISË. Ekosistemi fillestar në Poloni përjetoi rritje të qëndrueshme që kur vendi u bashkua me Bashkimin Evropian në 2004. Kryeqyteti i Polonisë Varshava është një qendër teknologjike ku Google dhe Netflix janë ndër firmat e mëdha amerikane që ngrenë zyra. Polonia është shfaqur si një vend kryesor për investimet në teknologji, start-ups dhe talentet sipërmarrëse në Evropë. Rritja ekonomike e fundit e vendit, pasuria e talenteve të zhvillimit të softuerit, dhe apeli për firmat e kapitalit të sipërmarrjes, e forcojnë vendin e saj si një qendër teknologjike evropiane premtuese, dhe popullsia e saj është plot optimizëm për të ardhmen. Polonia renditet në tre tregjet më konkurruese të Tekonologjisë së Informacionit (IT-së) në Evropën Qendrore dhe Lindore, me eksporte të shërbimeve të T-së afër 10 miliardë euro, ose 1.7% të PBB-së. Sektori i TI-së po rritet vazhdimisht në rëndësi me mbi 3000 biznese fillestare aktive në Poloni. Vendi është gjithashtu shtëpia e më shumë se 100 inkubatorëve dhe përshpejtuesve fillestarë. Z. Hartlei (Hartley) vazhdon të përshkruajë sektorin në lulëzim, dhe pse kompania e tij ka zgjedhur të operojë atje. “Shërbimet e TI-së janë një nga shtyllat e ekonomisë së fuqishme polake, dhe përbëjnë 8% të PBB-së së Polonisë. Më shumë se 400000 profesionistë të TI-së janë të disponueshëm në treg. Kjo e bën Poloninë vendin lider në rajonin e EQL përsa i përket programimit dhe kompetencave të tjera të TI-së dhe i mundëson asaj të konkurrojë me sukses me vendet e tjera evropiane. Kjo është arsyeja pse ne operojmë shërbimin tonë Nearshoring në Poloni, ku kemi një rrjet të fortë profesionistësh shumë të aftë të IT-së”, tha ai. JO PA SFIDA. Ish-kolonia sovjetike ka një të ardhme të ndritur përpara, por ka sfidat e veta. Aktiviteti ekonomik në Poloni ka të ngjarë të ngadalësohet ndjeshëm këtë vit, për shkak të inflacionit të lartë, shtrëngimit të politikës monetare, pasojave të vazhdueshme nga Rusia, dhe ngadalësimit të kërkesës në partnerët kryesorë tregtarë, sipas Përditësimit Ekonomik të Bankës Botërore, për Evropën dhe Azinë Qendrore. “Kjo përfshin kryesisht popullsinë me plakje të shpejtë, e cila, në lidhje me moshën e ulët të pensionit, gradualisht do të frenojë fuqinë punëtore të disponueshme brenda vendit. Kjo kërkon një politikë gjithëpërfshirëse të migracionit, e cila – pavarësisht nga fluksi i mbi një milion emigrantëve dhe refugjatëve ukrainas dhe bjellorusë deri më sot – Polonisë ende i mungon.” “Më tej, Polonia përballet me një sfidë të madhe në frontin e tranzicionit energjetik, pasi ajo ka përzierjen më të madhe të energjisë me lëndë djegëse fosile në BE. Nëse investimet e nevojshme vonohen, kjo do të godasë konkurrencën e industrisë polake, motori kryesor i rritjes deri më sot”, tha ai. Polonia po ngec edhe nga pikëpamja mjedisore. Ai është i vetmi vend anëtar i BE-së që ende është angazhuar për arritjen e neutralitetit të klimës deri në vitin 2050. Megjithëse mund të ketë një rrugë për të arritur për të arritur statusin e superfuqisë, Polonia na mëson se kush guxon, fiton. Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Comments