top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NIGERI: AT SILVESTËR OKEÇUKU (SYLVESTER OKECHUKWU), FAMULLITAR I KISHËS KATOLIKE TË SHËN MARI TAÇIRËS (MARY TACHIRA) E GJENDUR NË SHTETIN KADUNA U RRËMBYE DHE U VRA MIZORISHT.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Vatikan | Një pifti katolik është rrëmbyer dhe vrarë në veri të Nigerisë.

 

Ky është At Silvestër Okeçuku (Sylvester Okechukwu), famullitar i Kishës së Shën Mari Taçirës (Mary Tachira), Zona e Qeverisjes Lokale Kaura, e Shtetit Kaduna.

 

Sipas dioqezës së Kafançanit (Kafanchan), Ati Okeçuku (Okechukwu) u rrëmbye nga rezidenca e tij në Taçira (Tachira) më 4 mars 2025 dhe trupi i tij u gjet dje, më 5 mars 2025.

 

Pasi u rrëmbye nga robëruesit e tij, At Silvestëri (Sylvester) u vra mizorisht në orët e hershme të 5 marsit.

 

Arsyeja pse ai u vra mbetet për t'u përcaktuar”, thuhet në deklaratën, e nënshkruar nga At Jakob (Jacob) Shaneti, kancelar i dioqezës së Kafançanit (Kafanchan), dhe rilançuar nga Fides-i.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page