NIGERI: TË KRISHTERËT NË SHËNJESTËR; 17 TË VDEKUR NË SULMET E FUNDIT NGA ISLAMIKËT RADIKALË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 21 hours ago
- 1 min read

Nigeri | “Persona të armatosur kanë vrarë 17 persona në shtetin Benue të Nigerisë”, tha policia të premten, duke vazhduar një seri sulmesh vdekjeprurëse në pjesën qendrore të vendit më të populluar të Afrikës në javët e fundit.
“Një numër i madh i paraushtarakëve të supozuar pushtuan një zonë të shtetit Benue”, tha në një deklaratë zëdhënësja e policisë Ane Seuese Kethrin (Annene Sewese Catherine), duke cituar një raport të marrë nga agjencia e saj.
Ndërsa autorët e sulmit u zmbrapsën në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm, ata hapën zjarr në mënyrë sporadike kundër fermerëve të pafajshëm, duke vrarë sipas saj pesë prej tyre.
“Fatkeqësisht, një sulm i njëkohshëm, i papritur në një komunitet fqinj rezultoi në humbjen e 12 jetëve të tjera përpara se policia të arrinte atje”, sipas zëdhënëses.
Incidentet vdekjeprurëse shtojnë një seri vrasjesh në Nigerinë qendrore.
Dy sulme në dy javë kanë vrarë më shumë se njëqind njerëz në shtetin qendror të Plateau, i vendosur midis veriut me mbizotërim mysliman dhe jugut me mbizotërim të krishterë.
Përleshjet midis barinjve nomade dhe fermerëve shpërthejnë shpesh për kontrollin e tokës në Nigerinë qendrore.
Ato ndonjëherë marrin një karakter ndërkomunal, bazuar në përkatësinë etnike ose fetare, ku viktimat janë kryesisht të krishterë dhe autorët që u përkasin organizatave radikale islamike.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments