NISI RAUNDI I DYTË I BISEDIMEVE MES SHBA-ës DHE RUSISË | BISEDIMET MBAHEN NË KONSULLATËN E PËRGJITHSHME RUSE NË STAMBOLL.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 10
- 1 min read

Stamboll, Turqi | Sot, filloi raundi i dytë i bisedimeve mes ShBA-ës dhe Rusisë në Stamboll.
“Një delegacion i ShBA-ës mbërriti në Konsullatën e Përgjithshme Ruse në Stamboll në orën 9.45 të mëngjesit me orën vendore për bisedime për të normalizuar operacionet e ambasadave midis dy vendeve”, raporton agjencia turke e lajmeve “Anadoly”.
Të martën, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit të ShBA-ës, Temi Brus (Tami Brus) tha se delegacionet do të takohen për një raund të dytë bisedimesh në Stamboll për të adresuar përpjekjet për stabilizimin e mëtejshëm të operacioneve të misioneve të tyre dypalëshe.
Delegacioni rus do të udhëhiqet nga ambasadori rus në ShBA-ës Aleksandër Darçiev, ndërsa delegacioni amerikan nga zëvendësndihmës sekretarja Sonata Kalltër (Coulter).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments