top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NISMA E QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË: PROKURORËT DHE GJYQTARËT E SHKARKUAR NGA VETTING-u DO TË HETOHEN PENALISHT DHE DO TË PËRJASHTOHEN NGA INSTITUCIONET KU JANË INFILTRUAR SI PUNËMARRËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 24, 2024
  • 3 min read

Tiranë, Shqipëri | Subjektet e ngelur në procesin e Vetting-ut do të duhet të largohen nga institucionet ku janë punësuar pas shkarkimit dhe po ashtu do të duhet të hetohen.

 

Qeveria shqiptare do të marrë masa ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë përjashtuar nga sistemi gjyqësor i Republikës së Shqipërisë.

 

Janë me qindra emrat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve që kanë dalë nga sistemi gjyqësor, mirëpo pjesa dërrmuese e tyre kanë pasuri materiale marramëndëse, dhe vijonë punë si avokatë, japin mësim në Shkollën e Magjistraturës, në universitete të ndryshe dhe madje punojnë në KLGJ, KLP dhe organet e tjera të drejtësisë penale, etj, …

 

Bashkimi Europian dhe SHBA-ës i kanë kërkuar shumë herë qeverisë shqiptare që ata të marrin ndëshimin e merituar shtetëror dhe kërkohet që ata të mbajnë përgjegjësi penale për të kluarën e tyre kriminale.

 

Në kuadër të qëndrimeve të sipërcituara të autoriteteve ndërkombëtare në fjalë, qeveria e Republikës së Shqipërisë botoi Strategjinë Ndërsektoriale 2024-2030 lidhur me drejtësinë.

 

Parashikohet një ndryshim i thellë në thuajse të gjitha kodet dhe njëkohësisht në shumë ligje, dhe kërkohet që të merren masa ndaj të ngelurve në procesin e Vetting-ut.

 

Sipas planit, ata do të duhet të largohen nga institucionet ku janë punësuar pas shkarkimit.

 

Projekt-propozimet për ndryshimet në ligjin për qeverisjen e organeve te drejtësisë me qëllim vendosjen e dispozitave te qarta ligjore mbi përjashtimet e ish-magjistratëve te shkarkuar/dorëhequr gjatë procesit të vetting-ut nga ushtrimi i detyrave dhe aktiviteteve ne institucionet e qeverisjes së drejtësisë (KLGJ, KLP, ILD, SHM)”, thuhet në projekt-propozim, i cili, do të duhet të realizohet në vitin 2025.

 

Deklarohet gjithashtu se do të bëhet një analizë e rasteve që i janë referuar Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nga organet e Vetting-ut, duke përfshirë gjendjen aktuale të çështjeve në SPAK.

 

Pasqyrë e çështjeve të vetting-ut të përfunduara me qëllim referimin në SPAK, aty ku ka indicie te rasteve të subjekteve të dorëhequr nga procesi sipas Nenit G, të Aneksit Kushtetutës.


Prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm do të vlerësojmë me prioritet çdo referim të ardhur nga KPK, KPA, çdo institucion apo individ lidhur me ish prokurorë apo gjyqtarë të shkarkuar nga procesi i rivlerësimit.


Analiza të rregullta për hapjen e hetimeve penale në bazë të gjetjeve të vettingut dhe procedimet penale të përfunduara me vendim të formës së prerë”, konsiderohen si objektiva.

 

Shumë gjyqtarë dhe prokurorë, pasi ngelën në veting ju drejtuan Shkollës së Avokatisë, duke u bërë avokatë.

 

Edhe pse deri dje shumë prokurorë luftuan fort që të futeshin në burg shumë keimenelë, tani janë bërë avokatë të tyre.

 

Ndërkohë shumë të tjerë janë bërë pedagog të brendshëm, dhe të jashtëm në Shkollën e Magjistraturës.

 

Po ashtu shumë emra të shkarkuar rezultojnë në listën e ekspertëve të aktiviteteve trajnuese pranë Shkollës së Magjistraturës.

 

Do të pritet dhe do të shihet nëse qeveria e Republikës së Shqipërisë do ta ketë seriozisht këtë herë ndonëse deri më tani kemi parë që vetë gjyqtarët dhe prokurorët mbrojnë njëri-tjetrin.

 

I vetmi nga bashkësia e tyre profesionale që ka marrë dënim penal deri më sot është z. Bashkim Dedja, ish-gjyqtar, por edhe ai nuk kreu asnjë ditë burg.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page