top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NJIHUNI ME 10 PIKËSHIN (DEKALOGUN) E KANDIDATIT TË DJATHTË INDIANO-AMERIKAN PËR PRESIDENT TË SHBA-së

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 6, 2023
  • 5 min read

Nga z. Masimo Mazuko (Massimo Mazzucco).

Romë, Itali | Ndërsa z. Danëlld Tramp (Donald Trump) ishte i zënë me punët e tij ligjore në Gjeorgji, përballja e parë u zhvillua në Faks (Fox), midis kandidatëve për nominimin republikan, të cilët, do të donin t'i rrëmbenin titullin e pretendentit për Shtëpinë e Bardhë.


Në mesin e emrave të ndryshëm relativisht të njohur (Ron De Santis, Nikki Haley, Chris Christie), doli një i panjohur deri dje, dhe duket se ka gjetur favorin e publikut konservator: quhet Vivek Ramasuami (Vivek Ramaswamy).


Ai po luan të gjitha letrat e tij me idenë “të thotë gjithmonë të vërtetën, veçanërisht kur është një e vërtetë e vështirë dhe e pakëndshme. Unë preferoj t'i humbas këto zgjedhje, duke thënë gjithmonë të vërtetën, deklaroi ai - në vend që t'i fitoj, duke thënë atë që duhet thënë.


Për të dhënë një shembull konkret, gjatë një interviste për të përmuajshmen Atlantiku (The Atlantic), ai deklaroi se “qeveria amerikane nuk na ka thënë të gjithë të vërtetën për 11 shtatorin.


Kjo e vuri menjëherë në qendër të CNN dhe atij iu desh të tërhiqej pak, duke i kufizuar akuzat e tij, në një përfshirje të mundshme të shërbimeve të inteligjencës saudite, në sulmet e 11 shtatorit. Por ndërkohë ai e ka bërë të qartë se versionin zyrtar nuk po e gëlltit me sy mbyllur.


Një tjetër temë që ka shkaktuar bujë është deklarata e tij, në mënyrë shumë të qartë, kur tha se “e gjithë axhenda e ndryshimeve klimatike është një tallje.” Një tjetër nga pikat e forta të tij, sigurisht, është refuzimi total i kulturës së zgjimit që tërbohet sot në Shtetet e Bashkuara.


Por, biznesi kryesor i tij është referenca klasike, ndaj vlerave tradicionale të Zotit, vendit dhe familjes. Në fakt, ai ka hartuar një “dekalog” të asaj që ai i quan “10 të vërtetat” e tij:


1. Zoti është i vërtetë.

Ne të gjithë vijmë nga rrugë të ndryshme, por jemi të lidhur nga një besim i përbashkët. Një nga shkencëtarët e mi të preferuar, Blaise Pascal, tha: Nëse keni një vrimë sa Zoti në zemrën tuaj, dhe Zoti nuk e mbush atë, diçka tjetër do ta mbushë. Kështu lindin klimatizmi, COVIDizmi dhe transgjinorizmi.


2. Ka dy gjini.

Ka dy gjini. Nëse keni kromozome XX, ju jeni një grua. Nëse keni kromozome XY, ju jeni një burrë. Pikë. Disforia gjinore është një çrregullim i shëndetit mendor. Të thuash konfuzion nuk është dhembshuri. Është mizori.


3. Prosperiteti njerëzor kërkon lëndë djegëse fosile.

Tetë herë më shumë njerëz vdesin nga i ftohti sesa nga i nxehti. Përgjigja për të gjitha vdekjet e lidhura me temperaturën është një bollëk më i madh i lëndëve djegëse fosile.


Në fakt, falë këtyre lëndëve djegëse, vdekjet e lidhura me klimën janë ulur me 98% mbresëlënëse gjatë shekullit të kaluar. Ne mund ta çlirojmë ekonominë amerikane duke braktisur kultin e klimës: shpimin, frakimin, djegien e qymyrit dhe përqafimin e energjisë bërthamore.


4. Racizmi i kundërt është racizëm.

Racizmi është i gabuar tani, ashtu siç ishte në vitin 1964. Lëvizja “anti-raciste” në fakt krijon më shumë racizëm. Nuk ka mënyrë më të mirë për të nxitur racizmin në Amerikë, sesa t'i heqësh dikujt diçka për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij, gjë që është pikërisht ajo që bën veprimi afirmativ, forma më e madhe e racizmit institucional sot në Amerikë.


Si president, unë do t'i jap fund kësaj në çdo fushë të jetës amerikane. Unë do të shfuqizoj Urdhrin Ekzekutiv katastrofik 11246 të ish-presidentit Lindën Xhansën (Lyndon Johnson), i cili kërkon që kontraktorët federalë – afërsisht 20% e fuqisë punëtore të SHBA-së - të miratojnë preferencat e punësimit bazuar në racë. Është koha për të rikthyer njëherë e përgjithmonë meritokracinë pa ngjyra.


5. Kufiri i hapur nuk është kufi.

Qëllimi kryesor i ushtrisë amerikane është të mbrojë amerikanët nga kërcënimet e huaja në tokën amerikane. Është e turpshme që ne përdorim qindra miliarda burime ushtarake për të ndaluar pushtimin e kufijve të dikujt tjetër, kur nuk arrijmë të mbrohemi nga pushtimi përtej kufirit tonë jugor.


Nuk janë vetëm emigrantët e paligjshëm, trafikimi i qenieve njerëzore dhe fentanili, por edhe personat e armatosur të karteleve të drogës, që po pushtojnë drejtpërdrejt Amerikën.


Vdekjet nga fentanili tek të rinjtë u rritën me 1000% nga 2020 në 2023; vitin e kaluar ato përbënin 80% të mbidozave fatale tek adoleshentët.


Unë refuzoj të jem spektator pasiv nëse jam në Shtëpinë e Bardhë, siç po bën presidenti Zhou Baidn (Joe Biden). Ne duhet të përdorim ushtrinë tonë, për të mbrojtur kufirin tonë, dhe për të shtypur kartelet meksikane të drogës, nëse është e nevojshme.


Nëse jemi të gatshëm ta bëjmë këtë, qeveria meksikane do të ecë përpara, dhe do të rifitojë sovranitetin e saj. Ja si do ta zgjidhim problemin.


6. Prindërit përcaktojnë edukimin e fëmijëve të tyre.

Prindërit e dinë se çfarë është më e mira për fëmijët e tyre, jo sindikatat e mësuesve, as Departamenti i Arsimit i SHBA-së.


Ekziston një korrelacion i anasjelltë, midis sasisë së parave që një shkollë publike shpenzon për nxënës, dhe rezultatet aktuale që shkolla arrin për nxënësit e saj.


Unë do të mbyll Departamentin e Arsimit në mënyrë të pafalshme, dhe do të përdor buxhetin e tij prej 80 miliardë dollarësh, për sigurinë e shkollës, përzgjedhjen e shkollave, dhe programet e karrierës, në vend që të detyroj ideologjitë toksike te fëmijët.


7. Familja bërthamore është forma më e madhe e qeverisjes e njohur për njerëzimin.

Një e katërta e fëmijëve në Amerikë nuk kanë baba në shtëpi. Fëmijët që jetojnë në familje pa baba kanë pothuajse katër herë më shumë gjasa të jenë të varfër dhe 20 herë më shumë gjasa të shkojnë në burg.


“Privilegji” i vërtetë nuk bazohet në ngjyrën e lëkurës, por qëndron tek rritja në një familje të qëndrueshme me dy prindër. Qeveria federale nuk mund ta zgjidhë vetë krizën e mungesës së babait, por ja çfarë mund të bëjë: të heqë çizmen progresive nga qafa e familjes.


8. Kapitalizmi i nxjerr njerëzit nga varfëria.

E zezë, e bardhë, homoseksual, e drejtë, demokrate apo republikane, nuk ka rëndësi: kapitalizmi ka nxjerrë më shumë njerëz nga varfëria se çdo sistem tjetër në historinë njerëzore. Nuk duhet të kërkojmë falje për këtë. Unë nuk do e bëj.


9. Ka tre degë të qeverisë amerikane, jo katër.

Sekreti më i madh i hapur i Amerikës moderne: Njerëzit që ne zgjedhim për të drejtuar qeverinë në fakt nuk e drejtojnë atë. (Ai pretendon se qeveria drejtohet nga burokratë, shënim i redaktuesit). Do të zëvendësoj mbrojtjen e shërbimit civil me kufizime tetëvjeçare për burokratët. Pushimet masive janë absolutisht ajo që unë do t'i sjell burokracisë së Uashingtonit, DC.


10. Kushtetuta e SHBA është garantuesi më i fortë i lirive në histori.

Ndarja dhe sfidat me të cilat përballet kombi ynë duken të pakapërcyeshme për shumë njerëz.


Edhe pse të rinj jemi sprovuar në betejë. Ne i kemi kapërcyer vështirësitë në të kaluarën. Ne jemi një vend i ri: vetëm tre breza na ndajnë nga revolucioni (kundër britanikëve, shënim i redaktorit).


Tetëdhjetë vjet nga tani, shpresoj se viti 2023 do të mbahet mend si fillimi i një revolucioni të ri, për të siguruar që edhe një herë njerëzit e këtij vendi, të jenë sovranë.


Si përfundim, nuk ka gjasa që ai të jetë në gjendje të rrëmbejë nominimin republikan nga z. Danëlld Tramp (Donald Trump), në zgjedhjet paraprake të vitit 2024.


Shfaqja duhet të vazhdojë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page