NJIHUNI ME MAKINËN E PARË FLUTURUSE FUTURISTIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 11, 2023
- 3 min read

Tiranë, Shqipëri | Kjo makinë fluturuese - e quajtur më saktësisht “automjet elektrik vertikal i ngritjes dhe uljes (eVTOL)” - do të ketë pesë vende, dhe do të fluturojë deri në 217 km në orë.
Makinat elektrike fluturuese mund të jenë zgjidhja për rritjen e trafikut, dhe të ndotjes.
Për shkak se ato nuk kanë nevojë për një pistë, makinat fluturuese mund të funksionojnë nga çatitë, garazhet e parkimit, apo edhe nga rrugët.
Startup-i britanik “Bellwether Industries”, ka ndarë pamjet e fluturimeve të para testuese të prototipit të saj futuristik të makinës fluturuese- duke e sjellë avionin një hap më afër horizontit të qytetit.
Popullsia e botës do të bëhet më urbane në të ardhmen, me rreth 70% të njerëzve që do të jetojnë në qytete në vitin 2050, krahasuar me 50% që jetojnë sot në to. Nëse do të jetë kështu, rrugët sipërfaqësore ka të ngjarë të bëhen edhe më të mbipopulluara se sa janë tashmë. Më shumë mbingarkesë do të thotë udhëtime më të gjata, më shumë aksidente trafiku, dhe - nëse nuk përshpejtohet kalimi tek automjetet elektrike - më shumë makina që pompojnë ndotës në ajër.
Qëllimi i “Bellwether” është të ketë makinën e saj fluturuese në treg deri në vitin 2028. “Bellwether” është një nga kompanitë e shumta që vë bast për makiant fluturuese si zgjidhje për këtë problem - ose të paktën pjesë e zgjidhjes. Teknikisht, automjetet që ata po zhvillojnë quhen “automjete elektrike vertikale të ngritjes dhe uljes (eVTOL)”, sepse ato ushqehen me bateri dhe - ta merrni me mend - ngrihen dhe ulen vertikalisht, si helikopterët. Për shkak se nuk kanë nevojë për një pistë, eVTOL-et mund të funksionojnë nga çatitë, garazhet e parkimit apo edhe rrugët me makinë, duke transportuar njerëz nga një pjesë e një qyteti në tjetrin, pa kontribuar në trafikun rrugor, ose pa emetuar CO2, ose ndotës të dëmshëm të ajrit.
“Bellwether” e quan makinën e saj fluturuese “volar”, dhe duket si ajo që do të merrnit nëse “Batmobile” do të bashkohej me një disk fluturues. Më 12 janar 2023, kompania ndau një video të një prototipi gjysmë të përmasave që fluturonte i palidhur për herë të parë.
Ky prototip i telekomanduar - i quajtur “volar” - mund të ngrihet vetëm një lartësi prej 13 këmbësh dhe një shpejtësi maksimale prej 25 miljesh në orë.
“Bellwether” thotë se “volar” në shkallë të plotë do të strehojë katër ose pesë persona, do të ngrihet në një lartësi maksimale prej 915 metrash, do të ketë një shpejtësi maksimale prej 217 kilometrash për orë, dhe do të ketë fuqi të mjaftueshme baterie për një fluturim një orësh me ngarkesë maksimale.
Qëllimi i “Bellwether” është që të ketë makinën e saj fluturuese në treg deri në vitin 2028, dhe këto fluturime testuese të palidhura të një prototipi e bëjnë atë më afër arritjes së këtij qëllimi – por kompania ka ende shumë pengesa për të kapërcyer.
Edhe nëse volari me përmasa të plota fluturon ashtu siç dëshiron kompania, eVTOL-të nuk do të qarkullojnë nëpër qiejt e qytetit, derisa rregullatorët të mund të kuptojnë se si t'i certifikojnë ato, dhe si të menaxhojnë hapësirën ajrore që automjetet planifikojnë të përshkojnë.
Prodhuesit e makinave fluturuese do të duhet gjithashtu të fitojnë publikun për të realizuar vizionin e tyre për transportin urban, dhe pa dyshim që shumë njerëz do të hezitojnë të rrezikojnë jetën e tyre në automjete fillimisht - edhe nëse duken të lezetshëm dhe mund të reduktojnë kohën e udhëtimeve me disa herë.
Comments