NJIHUNI ME ROBOTIN AUTONOM QË STUDION THELLËSITË DETARE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 5, 2023
- 1 min read

Zyrih, Zvicër | Një robot i ri autonom në trajtë peshku, i quajtur Belle po mbledh të dhëna të vlefshme duke ruajtur mjedisin detar.
Roboti, i zhvilluar nga studiuesit në ETH Zurich, lëviz në heshtje dhe përzihet me mjedisin e tij natyror, duke mundësuar studimin e organizmave nënujorë, dhe ndikimet e mbipeshkimit dhe ndryshimeve klimatike.
I pajisur me inteligjencë artificiale, Belle mund të lundrojë nën ujë, të mbledhë mostra të ADN-së, dhe të kapë video me rezolucion të lartë.
Roboti i lehtë funksionon për dy orë përpara se të ketë nevojë të ringarkohet, dhe të dalë në sipërfaqe për të transmetuar të dhëna.
Biologët detarë e shohin Belle si një mjet jetik për studimin e ekosistemeve të shkëmbinjve, dhe mbrojtjen e kafshëve të egra detare.
Nga z. Erton Duka
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comments