NJË AMBULANCË U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK | 3 TË PLAGOSUR; 1 PACIENTE + 1 I AFËRM I SAJ + 1 INFERMIER.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 6
- 1 min read

Kavajë, Shqipëri | Një ambulancë u përplas me një automjet sot në mesditë pranë Shkëmbit të Kavajës.
Në momentin e aksidentit, brenda në ambulancë ndodhej një paciente 64-vjeçare nga Berati, e cila, po transportohej për në spital, e shoqëruar nga një i afërm dhe infermieri.
Si pasojë e përplasjes, të tre kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me një tjetër autoambulancë për ndihmë mjekësore.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments