NJË AUTOBUS RA NË LUMIN PO NË TORINO; SHOFERI U NXUARR I GJALLË; VDIQ NË SPITAL.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 26
- 1 min read

Torino, Itali | Një autobus turistik ka rënë në lumin Po në Torino, nga një urë në qendër të qytetit.
Sipas informacioneve fillestare, në bord ndodhej vetëm shoferi, i cili, u nxor i gjallë dhe më pas vdiq në spital.
Para se të përplasej, autobusi goditi tre gra të cilat nuk u lënduan rëndë.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Sheshit Vitori Veneto (Piazza Vittorio Veneto), në urën Vittorio Emanuele I, ku qendra lidhet me kodrën.
Autobusi u fundos pjesërisht. Në vendngjarje shkuan shumë ekipe zjarrfikëse, zhytës, ndihmës mjekë dhe oficerë të zbatimit të ligjit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires