top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NJË AUTOMJET I TRANSPORTIT PUBLIK I LINJËS “TIRANË-PRISKË” MORI ZJARR TE VENDI I NJOHUR SI “FRESKU” | SHKAK VJETËRSIA E AUTOMJETIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 22
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Një automjet i transportit publik i linjës “Tiranë-Priskë” mori zjarr te vendi i njohur si “Fresku”.

 

Rënia e zjarreve dhe përfshirja në aksidente spektakolare e automjeteve të transportit publik nuk është gjë e re në Tiranë.

 

Kryesisht automjetet e transportit publik janë rrangalla dhe nuk plotësojnë asnjë kusht teknik që të dalin në rrugë.

 

Ata e kalojnë procesin e kolaudimit me korrupsion.

 

Askush nga autoritetet shtetërore nuk e ve ujin në zjarr për këtë çështje kaq madhore që lidhet me sigurinë e jetës së udhëtarëve dhe me cilësinë e udhëtimit, edhe pse çmimi i biletës është tejet i lartë (40 lekë të rinj).


Janë të njohura skenat e dhunës verbale dhe fizike që grupe të rinjsh me prirje kriminale të rekrutuar nga pronarët e kompanive të transportit publik kanë ushtruar ndaj atyre që kanë pasur kurajo qytetare të denoncojnë abuzimet dhe shkeljet e të drejtave të udhëtarëve.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page