NJË BAZË DETARE PRANË TAJVANIT | PENGESA E FUNDIT E SHTETEVE TË BASHKUARA NDAJ SYNIMEVE KINEZE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 17, 2023
- 2 min read

Nga z. Federiko Xhuliani (Federico Giuliani).
Taipei, Tajvan | Puna është duke u zhvilluar në Filipine, ku Shtetet e Bashkuara sapo kanë filluar përgatitjet për të përmirësuar një bazë detare jo shumë larg Tajvanit.
Planifikimi i përmirësimit dhe modernizimit ka të bëjë me bazën Kamilo Oasis (Camilo Osias), në provincën veriore të Filipineve të Kagajanit (Cagayan), midis katër vendeve të reja, ku ushtria amerikane mund të hyjë sipas një marrëveshjeje të zgjeruar të mbrojtjes, marsin e kaluar, ka zemëruar Kinën.
Manila i ka kërkuar ndihmë Uashingtonit, në lidhje me riparimin e një porti, ose më mirë të një skele dokingu, të bazës së lartpërmendur, si dhe një pistë për kompleksin.
Një strukturë e magazinimit të karburantit, dhe një qendër komandimi po instalohen gjithashtu në aeroportin Lal-lo, gjithashtu pranë territorit tajvanez, raportoi enti mediatik Blumbërg (Bloomberg).
Oficerët e lartë ushtarakë të udhëhequr nga Admirali Xhan Akuilino (John Aquilino), kreu i Komandës së Indo-Paqësorit të SHBA-së, dhe kreu i Forcave të Armatosura të Filipineve, Romeo Braunër i Riu (Romeo Brawner Jr), kryen një inspektim të plotë në vend.
MARRËVESHJA MIDIS SHBA DHE FILIPINEVE.
“Ne jo vetëm që po vlerësojmë se si të veprojmë së bashku në mënyrë më efektive, por, edhe operacionet si do t’i kryejmë në të ardhmen. Të gjithë këta faktorë duhet të hyjnë në lojë kur të vendosim se cilat projekte do të ndjekim në të vërtetë”, tha z. Braunër (Brawner).
Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara kanë ndarë tashmë 100 milionë dollarë për modernizimin e objekteve ushtarake në Filipine, në një kontekst të rritjes së tensioneve me Kinën, në Detin e Kinës Jugore.
Nga ana e tij, gjigandi aziatik kundërshtoi marrëveshjen ushtarake midis amerikanëve dhe Filipineve.
I dërguari i Pekinit në Manila, Huang Shilian (Huang Xilian), akuzoi Shtetet e Bashkuara se po përpiqen të përfitojnë nga vendet e reja për të ndërhyrë në situatën përgjatë ngushticës së Tajvanit.
Presidenti i Filipineve Ferdinand Markos i Riu (Ferdinand Marcos Jr), u përpoq të qetësonte gjërat, duke u siguruar që bazat të mos përdoren për asnjë veprim sulmues.
RËNDËSIA E MANILËS.
Duke hyrë në detaje, përfshirja ushtarake e SHBA-së në portin e lartpërmendur, të propozuar në ishujt Batanes, më pak se 200 kilometra nga Tajvani, mund të nxisë tensionet në një kohë të fërkimit në rritje midis SHBA-së dhe Kinës.
Kanali Bashi, midis Filipineve dhe Tajvanit, konsiderohet në fakt një pikë kritike mbytjeje për anijet që lëvizin midis Paqësorit perëndimor dhe Detit shumë të nxehtë të Kinës Jugore, si dhe një rrugë kryesore detare, në rast të një pushtimi kinez të Tajvanit.
Znj. Marilou Cayco, guvernatorja provinciale e Ishujve Batanes, i tha agjencisë së lajmeve Rojters (Reuters), se ajo kishte kërkuar nga Shtetet e Bashkuara fonde për të ndërtuar një port alternative atje, i cili, do të lehtësonte shkarkimin e mallrave nga kryeqyteti Manila, gjatë detit të trazuar, në sezonin e anijeve.
Gjatë vitit të kaluar, Filipinet pothuajse kanë dyfishuar numrin e bazave ushtarake, në të cilat forcat amerikane mund të kenë akses, për ndihmë humanitare.
Në të njëjtën kohë, mijëra trupa amerikane në vend, po hyjnë dhe dalin për stërvitje të përbashkëta stërvitore.
Kina ka thënë se kjo është “duke ndezur flakët e tensioneve rajonale.”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comentarios