top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NJË BURRELS I VOGËL ME MOSHË 15 VJEÇ U ARRESTUA NË FSHATIN FANG TË MIRDITËS | U KAP ME ARMË ZJARRI + MUNICION.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 3
  • 1 min read

Mirditë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së shtetit arrestuan një të mitur me moshë 15 vjeç, pasi u kap në flagrancë teksa transportonte armë zjarri dhe municion.

 

Njoftim | Sekuestrohen 3 granata, 1 kallashnikov dhe municion luftarak.

 

Vihet në pranga 15-vjeçari që u kap në flagrancë teksa transportonte armët dhe municionin.

 

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas po transportonte armë zjarri dhe armë shpërthyese, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, finalizuan operacionin e koduar “Sinjali”.

 

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë, në afërsi të fshatit Fang, teksa transportonte 3 granata, 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, shtetasi E. S., 15 vjeç, banues në Burrel.

 

Në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, të cilës iu referuan materialet procedurale për rastin, po kryhen hetime për të provuar qëllimin e transportimit të këtyre sendeve, nga 15-vjeçari, si dhe për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page