Vatikan | “Emigrantët më janë afër zemrës”, tha Papa Françesku gjatë fluturimit për në Indonezi, duke marrë dhuratë nga një gazetar shoqërues një pishtar të përdorur nga emigrantët për të sinjalizuar veten në det, në rast të një mbytjeje anijeje.
Gazetari erdhi nga një reportazh dy-javor mbi anijen Ocean Viking të SOS Mediterranee dhe pishtari - të cilin ia dha Papa Françeskut me bluzën e anijes - ia kishte dhënë një emigrant për t'ia sjellë Papës.
Papa Françesku i emocionuar, falenderoi shumë dhe komentoi: “Faleminderit për atë që bëni për të treguar historitë e emigrantëve. Ata janë për zemrën time”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments