NJË KINEZ MBETI I PLAGOSUR NGA TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI NË QENDËR TË MILANOS PRANË NJË KLUBI NË KORSO (CORSO) GARIBALDI | DYSHOHET PJESËTAR I AGJENTURËS KINEZE TË KRIMIT ORDINER.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 26
- 1 min read

Milano, Itali | Një burrë u plagos rëndë në Milano natën mes të martës dhe të mërkurës, pasi u godit në fytyrë dhe kokë nga të shtënat me armë.
Viktima e sulmit, një 42-vjeçar oriental, u dërgua me kodin e kuq nga 118 në spitalin e Niguardës.
Burri, me kombësi kineze, u sulmua në mesnatë brenda ose jashtë një klubi në Korso (Corso) Garibaldi 104, në të ashtuquajturën “Movida” të mbrëmjes së zonës e cila shpesh ka qenë në qendër të sulmeve kriminale.
Dy persona të tjerë, ndoshta bashkatdhetarë, mësohet se e kanë plagosur me dy të shtëna me armë zjarri.
Burri i shtruar në spital me kod të kuq ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Hetimet penale paraprake po vijojnë nga Komisariati i Policisë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments