Korçë, Shqipëri | Një person ka hyrë me forcë brenda një banke të nivelit të dytë në lagjen nr.3, në qytetin e Korçës.
Policia e Korçës informon se rreth orës 22:04, të datës 21.12.2024 personi ende i paidentifikuar ka shtyrë me forcë derën e jashtme të bankës.
Në momentin që ka hyrë brenda ka rënë sinjali dhe menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë.
Shtetasi që kishte hyrë në ambientet e bankës porsa ka konstatuar policinë është larguar me shpejtësi pa marrë asnjë gjë nga brenda bankës, informoi policia në mbrëmje vonë.
Policia është shumë pranë identifikimit të autorit, ndërsa do të hetojë për të zbuluar nëse ka dashur të vjedhë lekë në bankë apo ka qenë person me probleme të shëndetit mendor ose i alkoolizuar.
Efektivët kanë rrethuar zonën ku dyshohet se është fshehur autori.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires