NJË SINJAL RADIOJE 8 MILIARDË VJET LARG ARRITI NË PLANETIN TOKË | NUK DIHET KUSH E DËRGOI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Oct 23, 2023
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Astronomët kanë identifikuar një shpërthim të shpejtë radio të largët dhe energjik (FRB), të quajtur FRB 20220610A, të cilit, iu deshën 8 miliardë vjet, për të arritur në Tokë.
FRB-të janë shpërthime të shkurtra dhe intensive, të valëve të radios me origjinë të panjohur, me këtë që zgjat më pak se një milisekondë, por që çliron energji ekuivalente me emetimet e diellit tonë mbi 30 vjet.
Duke përdorur teleskopët radio, duke përfshirë grupin ASKAP në Australinë Perëndimore, shkencëtarët gjurmuan FRB-në në një grup të bashkuar galaktikash, duke mbështetur teorinë se këto shpërthime mund të vijnë nga shpërthimet e yjeve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments