top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

NJË ZHYTJE REKORD NË DIELL PËR SONDËN PARKER E CILA DO TË KRYEJË KALIMIN MË TË AFËRT NDAJ DIELLIT.

Uashington, Amerikë | Një zhytje në Diell duke kaluar vetëm 6.1 milion kilometra nga sipërfaqja e tij dhe duke u përplasur me një shpejtësi prej 692 mijë kilometra në orë; ky është rekordi i sondës Parker të NASA-s, e projektuar për të studiuar yllin tonë si kurrë më parë, në veçanti karakteristikat e atmosferën e saj.

 

Pika e afrimit më të afërt ishte 24 dhjetori 2024 në orën 12:53, por sonda do të kthehet në komunikimin me Tokën vetëm nga 27 dhjetori 2024.

 

E nisur në muajin gusht të vitit 2018, sonda Parker është një nga misionet më ambicioze të kryera ndonjëherë nga NASA, sepse, ajo ishte projektuar për të prekur Diellin, të vetmin yll që ne mund ta studiojmë vërtet nga afër.

 

Për ta bërë këtë, sonda u projektua që të përballojë dhe të funksionojë në temperatura më shumë se 1300 gradë dhe të kalojë nëpër rajone me fusha magnetike intensive dhe nën një bombardim të vazhdueshëm rrezatimi dhe grimcash të ngarkuara.

 

Pasi ka prekur Diellin për herë të parë në vitin 2021, e planifikuar për natën e Krishtlindjeve do të jetë takimi i 22-të i Parker-it, por më i afërti ndonjëherë me vetëm 6.1 milionë kilometra.

 

Vlerësohet se në momentin e afrimit më të afërt do t'i duhet të përballojë një temperaturë prej 980 gradësh, por instrumentet, të mbrojtura nga një mburojë nxehtësie, do të vazhdojnë të punojnë rregullisht për të mbledhur të dhëna të çmuara të atmosferës diellore, të cilat, tashmë kanë bërë të mundur kuptojnë shumë nga enigmat që lidhen me Diellin.

 

Gjatë afrimit, të gjitha komunikimet me sondë do të humbasin, por teknikët e NASA-s presin që të jenë në gjendje t'i rivendosin ato duke filluar nga 27 dhjetori 2024 dhe menjëherë pas kësaj për të filluar dërgimin e të dhënave të mbledhura.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page