top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NJËSIA ANTITERRORISTE E PROKURORISË SË MILANOS E DREJTUAR NGA MARÇELO (MARCELLO) VIOLA PO HETON MBI DRONIN ME ORIGJINË TË DYSHUAR RUSE QË FLUTUROI 5 HERË MBI QENDRËN E TEKNOLOGJISË SË LARTË TË BE-së.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 30
  • 1 min read

Milano, Itali | Njësia antiterroriste e prokurorisë së Milanos, e drejtuar nga z. Marçelo (Marcello) Viola, po heton dronin me origjinë të dyshuar ruse, që muajin e fundit dyshohet se ka fluturuar pesë herë mbi selinë e ISPRA-s në liqenin Maxhore (Maggiore), në Vareze (Varese).

 

Ky lajm është produkt i burime gjyqësore, me të cilat, agjencia italiane e lajmeve “Ansa” ka lidhje.

 

ISPRA pret gjithashtu Qendrën e Përbashkët të Kërkimit të Bashkimit Evropian, e cila, ka nisur një projekt kërkimor mbi aspektet e sigurisë së dronëve, dhe fabrikat e kompanisë “Leonardo” ndodhen aty pranë.

 

Sipas asaj që mësohet, nesër do të hapet zyrtarisht një dosje hetimore nga Prokuroria Publike e Milanos, e cila, ka juridiksion krimet e terrorizmit në rrethin e Gjykatës së Apelit, ku përfshihet edhe Varezja (Varese).

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page