top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NORMA E PËRGJITHSHME DHE MINISTRAT E ZAKONSHËM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 21, 2023
  • 5 min read

Nga Marçelo Veneciani (Marcello Veneziani), filozof italian. Romë, Itali | Kishte një risi në rubrikën “Përbindëshi i javës” e cila vë në dukje menjëherë turpin e momentit për përbuzjen e publikut dhe shtyllën mediatike: këtë herë sanksioni i qeverisë ka mbërritur për gjeneralin Roberto Vanaçi (Roberto Vannacci), me ministrin e mbrojtjes Guido Korseto (Guido Crosetto) që e hoqi ish-komandantin e Folgores nga pozicioni i tij, ndërsa libri i tij në mënyrë epike dhe me shpejtësi u ngjit dhe kryesoi renditjen. Nuk do të them asgjë për librin që mora, shikova andej-këtej por nuk e lexova; dhe nëse nuk lexon një libër, nuk mund ta gjykosh. Në vend të kësaj do të them diçka për kontekstin. E para ka të bëjë me përdorimin e fjalës “normale” që ishte çelësi i linçimit mediatik dhe politik. Normal/Anormal nuk është një vlerësim moral, etik, por një deklaratë fakti. Për vite me radhë, të njëjtat lëvizje homoseksuale apelonin për të drejtat e “të ndryshëmve”, duke supozuar se të tjerët ishin “normalët”. Njerëzimi, por edhe mbretëria e kafshëve, gjithmonë është riprodhuar dhe përjetësuar me çiftëzimin e një mashkulli dhe një femre; është rregull, normal dhe i natyrshëm, dhe nuk ka asnjë nënkuptim lavdërues apo nënçmues në të thënë. Është jeta, realiteti dhe pjesë e sensit të përbashkët; ndoshta me kalimin e kohës numrat dhe marrëdhëniet do të ndryshojnë. Normalja ndryshe zbatohet më pas në kontekste të ndryshme: unë, për shembull, jam i ndryshëm sepse jam mëngjarash, dhe pavarësisht reputacionit të keq të mëngjarashëve që përdorin dorën e djallit, nuk e kam të vështirë ta përkufizoj veten si jonormal, që nuk do të thotë jonormale, nënnormale, i sëmurë, por thjesht ndryshe nga norma. Nga ana tjetër, përdorimi politik i standardizimit të aplikuar nga regjimet totalitare dhe në përdorim në Bashkimin Evropian është shqetësues: ai shërbeu për të shtypur zgjedhjet dhe idetë që nuk ishin në linjë me pushtetin dominues. Nuk është rastësi që kontrasti klasik midis vendit real dhe atij ligjor, i përdorur mbi të gjitha në aspektin nacional-konservator, e majta e ka kundërshtuar vendin real me “një vend normal”, domethënë atë që i përshtatet ideologjisë së saj standarde, dhe jo ndaj realitetit shoqëror dhe përvojës historike. Këtu “normale” është një trashëgimi shqetësuese e mentalitetit totalitar. Diversitetet duhen njohur dhe respektuar kur nuk abuzojnë me jetën dhe të drejtat e të tjerëve (siç është rasti me pedofilët dhe përdhunuesit, ndaj të cilëve Gjeneral Vanaçi shpreh në mënyrë legjitime neverinë e tij). Është një gjë të kritikosh ekzicionimin, supremacinë, lobimin e homoseksualëve, krejt tjetër të dënosh zgjedhjen e lirë private. Dy, ka një ndryshim të madh midis atyre që vëzhgojnë një fakt, edhe nëse ai është i pakëndshëm për disa; që shpreh një mendim të diskutueshëm, për t'u hedhur poshtë, por për t'u respektuar, ose të paktën për t'u toleruar; ata që tregojnë fakte të pabaza, dhe qëllojnë gjykime të këqija, që duhet të mohohen, dhe të pabotohen; dhe në fund kush ofendon, shpif, thotë gënjeshtëra, duhet të dënohet me masë penale ose disiplinore. Nga ana tjetër, shtylla aktuale funksionon që në hapin e parë dhe kërkon ndëshkime dhe censurime. Tre, gjeneral Vanaçi (Vannacci), siç u demonstrua më vonë nga konsensusi i marrë, tha atë që mendonte dhe thoshte arsyeja e përgjithshme deri para disa vitesh; dhe që shumë mendojnë por nuk e thonë në të tashmen, për të mos shkaktuar shkishërim publik. Nëse e ka thënë në gjuhën e kazermave është sepse është ushtar, përdor një gjuhë të drejtpërdrejtë që nuk është e ndërmjetësuar kulturalisht. Tre, përpara se të dënoni dhe dëboni një burrë, një ushtar, shikoni kontekstin e jetës së tij profesionale dhe sjelljen e përgjithshme. Gjeneral Vanaçi (Vannacci) është një ushtar besnik, me një kurrikulë të vlefshme në shërbim të vendit dhe shtetit, ai nuk mund të shkarkohet lehtë sepse në një libër dhe jo në një fjalim zyrtar ai “u dha zë paragjykimeve” (që për mendimin konservator janë në bazë të të menduarit të përbashkët, këtë ia them ministrit të një qeverie konservatore; lexo Vico, Burke, madje edhe Gadamer, deri tek i nderuari Scruton). Më në fund vij te ministrat që përshtaten me rrjedhën kryesore ose me ministrin. Te shumë ministra dhe te disa guvernatorë të qendrës së djathtë, vihet re ego-ankthi për të mbajtur hapin me shtyllën mediatike, për të kënaqur “paragjykimet” që rrjedhin nga “kapuçi”, dhe jo nga ndjenja dhe tradita e përbashkët, dhe përshtatja me kodet e imponuara nga e majta ideologjike, mediatike dhe gjyqësore, për sa i përket mjedisit, historisë, arsimit, emigrantëve, gjinisë. Fjali të vetëkënaqura, përkulje të këndshme, mimika deri në lot, tani edhe vendime të prirura për rrymën. Gjithsesi, bëjini vetes një pyetje: për sa kohë dhe deri kur njerëzit që ju dërguan në qeveri do të jenë të gatshëm të pranojnë aktin tuaj “të mprehtë” të përshtatjes me korrektësinë politike që kritikuat deri dje? Unë jam realist, kujdesi është virtyt, por nuk mjaftoi heshtja, elegante dhe elokuente, pse do të thoshte që qeveria nuk futet në sherr polemik mes pro dhe kundër? Heshtja do t'i kishte pakënaqur të gjithëve, por në pjesë të barabarta dhe të reduktuara, pa cenuar asgjë. Por unë do të doja të vëzhgoja një gjë. Tashmë politika ndikon pak dhe vendos pak, dhe e drejta për të qëndruar në qeveri është pranimi i kompromisve të mëdha që ne të gjithë mund t'i shohim. Nëse ajo dorëzohet edhe për çështje parimore, për çështje të ndjeshme, nëse përshtatet me paragjykimet e të tjerëve, duke u dorëzuar vetë ose nga ato të gjithmonë, atëherë pyesni veten pse njerëzit duhet të vazhdojnë t'ju mbështesin. Mos harroni se cikli i pëlqimit tashmë është shkurtuar vetvetiu, kështu që ju e përshpejtoni atë, shisni konsensusin e marrë për të marrë pëlqimin e rrjedhës kryesore, të cilën nuk do ta keni kurrë të plotë. Problemi është të dish të balancosh guximin dhe maturinë, të kuptosh se kur është koha për njërin dhe kur për tjetrin, dhe gjithashtu të dish të kultivosh rrugën e tretë; që nuk është dinakëria e hedhjes së topit në tribunë apo e të folurit për diçka tjetër, por të dish të befasosh duke supozuar një këndvështrim më pak të parashikueshëm dhe më origjinal. Për ta bërë këtë, nuk ju duhet dinakëria taktike, por inteligjenca politike dhe më shumë, që është një mall i rrallë në politikë dhe më shumë... Këshilla përfundimtare falas për kryeministren Meloni; le të kalojë bariana, atëherë pa e mohuar ministrin e saj, riktheje gjeneral Vanaçin (Vannacci) në zyrën e tij, duke thënë se për një ushtar vlen më shumë të bësh se të thuash, dhe demonstrimi i besnikërisë ndaj atdheut dhe institucioneve vlen më shumë se një disertacion për temat që shkojnë jashtë kompetencës së tij. Nuk është më e mira, por të paktën do të ishte një parashutë e mirë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page