top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NORVEGJI: SAIMIR KUSHOVA REZULTON I DËNUAR ME 15 VJET BURG PËR DROGË | ËSHTË I SHPALLUR NË KËRKIM POLICOR PËR VDEKJEN E BRITANIKES REBEKA GENËN (REBECCA GANNON) BABAI I SË CILËS KËRKON DREJTËSI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 26
  • 4 min read
Z. Saimir Kushova.
Z. Saimir Kushova.

Londër, Britani e Madhe | Instruktori i zhytjes Saimir Kushova, me moshë 48 vjeç, rezulton i dënuar me 15 vjet heqje lirie (burg).

 

Por ai gjithashtu u shpall në kërkim policor në lidhje me vdekjen e një turisteje britanike në Sarandë, konkretisht të znjsh. Rebeka Genën (Rebecca Gannon), me moshë 29 vjeçe, e cila, u mbyt gjatë në një ekspedite zhytjeje të organizuar më 19 shtator të vitit 2022.

 

Babai i saj, z. Xhorxh Genën (George Gannon), me moshë 63 vjeç, nga Stoun (Stone), Stefërdshaiër (Staffordshire) ka kërkuar drejtësi penale për vajzën e tij Rebekën duke ardhur edhe në Shqipëri.

 

Ai dha një intervistë për entin mediatik britanik “MailOnline” ku shpjegoi detaje në lidhje me sa më lart.

 

Kam kaluar pothuajse tre vjet në Shqipëri duke ndjekur autoritetet për drejtësi. Ka qenë e vështirë. Kam kaluar kohë larg familjes, por gjithçka që doja ishte që ky njeri të përballej me mua në gjykatë dhe tani ai është në burg në Norvegji.


Ky njeri është përgjegjës për vdekjen e vajzës time dhe ai duhet të jetë në gjykatë.


Doja që autoritetet shqiptare të merrnin seriozisht atë që ndodhi me vajzën time. E dinim që ai ishte larguar pas vdekjes së Rebekës (Rebecca), dhe duket se ai përfundoi në Norvegji dhe u përfshi në një operacion trafikimi droge.


Nuk dinim që ai ishte akuzuar, dënuar dhe dërguar në burg për trafik drogërash.


Ndjehem sikur ai po i shpëton drejtësisë për rolin e tij në vdekjen e së Rebekës (Rebecca) por unë nuk do të dorëzohem kurrë duke luftuar për të”, deklaroi babai i së ndjerës, z. Xhorxh Genën (George Gannon).

 

Znjsh. Rebeka Genën (Rebecca Gannon) kishte ardhur me pushime me të dashurin e saj, z. Robrt Kërns (Robert Kerans).


Tragjedia ndodhi ndërsa ata ishin duke u zhytur në një anije të mbytur pranë qytetit bregdetar të Sarandës, në jug të Shqipërisë.

 

Ata ishin të certifikuar për zhytje dhe kishin zgjedhur të shkonin në ekskursionin e organizuar nga z. Kushova me ndërmarjen e tij të quajtur “Spiranca Diving Centre”.

 

Para se kryenin procesin e zhytjes çifti britanik konstatoi se pajisjet ishin tejet të vjetëruara dhe nuk plotësonin standartet teknike.

 

Por znjsh. Rebeka - për të cilën ishte e zakonshme të zhytej deri në 30 metra thellësi nën ujë - pati komplikacione edhe pse thellësia ishte vetëm 7 metra.

 

Sipas babait të saj, z. Genën (Gannon) përpara se të vdiste ajo ishte ngjitur në sipërfaqe e ujit e panikosur duke kërkuar ndihmë, por më pas u zhyt përsëri në ujë.

 

Familja e saj, babai Xhorxh (George) dhe gruaja e tij Gill, ishin në shtëpi duke ndjekur transmetimin televiziv të ceremonisë mortore të Mbretëreshës Elizabeta (Elizabeth) II kur policia vendore u trokiti në derë për t’u kumtuar zyrtarisht se vajza e e tyre Rebeka kish vdekur në Shqipëri.

 

Babai i së ndjerës, denoncoi se hetimet penale paraprake zgjatën më shumë se dy vjet (ligji procedurial shqiptar lejon zgjatjen e tyre deri në 2 vjet e gjysëm, Redaksia) ndaj z. Kushova për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

 

Ai denoncoi se autoritetet shqiptare të hetimit penal ishin vonuar shumë për shqiptimin e akuzës penale ndaj të dyshuarit z. Kushova.

 

Ai denoncoi se z. Kushova u arrestua nga autoritetet shqiptare por arriti të arratisej dhe përfundoi në Norvegji ku u arrestua për pjesëmarrje në veprimtari kriminale të lidhur me trafikimin e 150 kg kokainë.

 

Z. Kushova ishte pjesë e një grupi kriminal të përbërë nga gjashtë qytetarë shqiptarë, të cilët, ishin të përfshirë në trafikimin e kokainës, sasia e kapur e së cilës u konsiderua rekord nga autoritetet norvegjeze.

 

Gjatë gjykimit z. Kushova deklaroi në gjykatën e distriktit të Hordaland se: “Nuk kishte idenë se çfarë kishte në çanta dhe tha se ishte kërkuar të ndihmonte pasi ishte një zhytës ekspert”.

 

Autoritetet norvegjeze e arrestuan z. Kushova dhe pjesëtarët e tjerë të grupit kriminal në muajin prill të vitit 2023, më pak se një vit pas vdekjes së znjsh. Rebeka Genën (Rebecca Gannon).

 

Pas largimit të tij nga vendi, policia shqiptare tha se kishte nxjerrë një lajmërim për të përmes Interpolit, por nuk morëm asnjë përgjigje për shumë kohë.


Ne e mësuam se ai ishte arrestuar dhe dënuar me 15 vjet burg në Norvegji për trafikim droge disa muaj më parë.


Vitet e fundit më kanë kushtuar më shumë se 53000 paund dhe më kanë kushtuar kohë me familjen, kemi shpenzuar kursimet tona dhe kemi mbyllur biznesin tonë të bukës.


Nuk kemi marrë ndihmë të vërtetë nga autoritetet shqiptare apo Ambasada Britanike në Tiranë.


Unë e di që ai është në burg në Norvegji dhe ndoshta nuk do të dalë shpejt, por nuk do të pushoj derisa ai të jetë në gjykatë dhe të dënohet për rolin e tij në vdekjen e vajzës time.


Unë mund të jem gati 80 vjeç kur ai të lirohet, por vetëm dua ta shoh në gjykatë dhe të dënohet për pjesëmarrjen e tij në vdekjen e Rebekës.


Doja që ai të përballej me drejtësinë për atë që ka bërë, më ka kushtuar gjithçka, madje kam menduar të shkoj në Norvegji dhe të kryej një krim që ta shoh atë në burg.


Gill dhe unë ishim bashkë për 36 vjet, por për shkak të asaj që ndodhi dhe sepse unë gjithmonë jam këtu, gjërat nuk po shkojnë mirë mes nesh.


Ka ndikuar tek ajo mendërisht dhe tek unë. Nuk kam mundur të qaj siç duhet dhe nuk do të qaj derisa të shoh drejtësinë.


Nuk jemi divorcuar, por është përmendur dhe është për shkak se gjithçka që dua është të mbyll këtë kapitull, po luftoj për të mbyllur atë që ndodhi me Rebekën”, deklaroi ai.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Znjsh. Rebeka Genën (Rebecca Gannon).
Znjsh. Rebeka Genën (Rebecca Gannon).
Z. Xhorxh Genën (George Gannon) me vajzën e tij znjsh. Rebeka Genën (Rebecca Gannon).
Z. Xhorxh Genën (George Gannon) me vajzën e tij znjsh. Rebeka Genën (Rebecca Gannon).
Z. Xhorxh Genën (George Gannon).
Z. Xhorxh Genën (George Gannon).
Përkujtimore për të ndjerën në trajtë laipdarthi.
Përkujtimore për të ndjerën në trajtë laipdarthi.
Z. Saimir Kushova.
Z. Saimir Kushova.
Z. Saimir Kushova.
Z. Saimir Kushova.

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page