NORVEGJIA KRIJON FERMËN DIELLORE BRENDA RRETHIT TË ARKTIKUT | MË VERIORJA NË BOTË
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 27, 2023
- 1 min read

Oslo, Norvegji | Norvegjia ka krijuar fermën diellore më veriore në botë, në arkipelagun Svalbard, brenda Rrethit Arktik, ku errësira vazhdon gjatë dimrit. Ky projekt novator synon të mbështesë komunitetet e largëta të Arktikut, në adoptimin e energjisë së gjelbër. Ferma përbëhet nga 360 panele diellore tokësore, që prodhojnë energji elektrike për stacionin Radio Isfjord, i cili, gjithashtu ka 100 panele në çati, që mbulojnë gjysmën e nevojave të tij për energji. Drita e vazhdueshme verore e Arktikut dhe efekti albedo nga bora rrisin efikasitetin e panelit, por rajoni po eksploron burime shtesë energjie si era. Projekti shërben si një model për zona të tjera të largëta të Arktikut që kërkojnë zgjidhje të energjisë së rinovueshme në mes të temperaturave në rritje.
Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comments