top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NUK MUND TË KETË DREJTËSI KLIMATIKE PA DREJTËSI GJINORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 6, 2023
  • 8 min read

Nga z. Edwin Gakunga*

*Student në Shkollën Juridike të Kenias.

Nairobi, Kenia | Duke u paraqitur nga qyteti i gjallë i Nairobit, Kenia, e gjej veten të privilegjuar të jem pjesë e historisë, duke raportuar për Samitin inaugurues të Klimës në Afrikë, të organizuar pikërisht këtu në Qendrën ikonike të Konferencave Ndërkombëtare të Kenyatta (KICC).


Ky tubim monumental, i cili, filloi të hënën dhe do të vazhdojë deri të mërkurën, ka tërhequr palët e interesuara nga çdo cep i Afrikës dhe globit. Ata po bashkohen për t'u përfshirë në diskutime kritike, të gjitha të përqendruara rreth çështjeve kryesore të ndryshimeve klimatike, dhe financimit të klimës, në përputhje me objektivin ambicioz të OKB-së, për Zhvillimin e Qëndrueshëm- një angazhim global për të luftuar ndryshimin e klimës, dhe efektet e tij të gjera.


ACS qëndron si një fener shprese dhe bashkëpunimi për Afrikën, ndërsa vështrimi kolektiv i botës kthehet drejt nevojës urgjente për zgjidhje inovative për të trajtuar këtë sfidë ekzistenciale.


Në qendër të këtij takimi historik, vlen të përmendet se ACS nuk është thjesht një përpjekje solo; është një përpjekje bashkëpunuese emblematike e unitetit të nevojshëm për të trajtuar në mënyrë efektive ndryshimet klimatike globale.


I organizuar nga Kenia dhe i bashkëorganizuar në partneritete me Bashkimin Europian, ky samit nënkupton rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe kontinental, në përballjen e një prej sfidave më të ngutshme të kohës sonë.


Së bashku, Kenia dhe Bashkimi Afrikan, po krijojnë skenën për diskutime globale mbi veprimin e klimës, duke theksuar përgjegjësinë e përbashkët që shtrihet përtej kufijve dhe kapërcen ndarjet gjeopolitike.


Një vështrim i shpejtë në faqen e internetit të samitit, zbulon se angazhimi i organizatorëve për të ofruar një platformë gjithëpërfshirëse, për shpërndarjen e informacionit, përputhet me parimet e transparencës dhe llogaridhënies, të ngulitura në marrëveshjet ndërkombëtare të klimës, ku kombet janë të detyruara të ndajnë të dhënat e emetimeve, dhe veprimet klimatike.


ACS synon gjithashtu të përcaktojë angazhimet dhe zotimet që rezonojnë me konceptin ligjor të Kontributeve të Përcaktuara Kombëtare (NDC), sipas Marrëveshjes së Parisit, vendimtare për përcaktimin e detyrimeve të secilit komb në lidhje me klimën.


Qëllimi për të ndikuar në angazhimet dhe rezultatet, pasqyron proceset e ndërtimit të konsensusit, të qenësishme në negociatat për klimën, duke siguruar që veprimet kolektive, t'u përmbahen detyrimeve ligjore të këtyre marrëveshjeve.


Së fundmi, misioni për të zhvilluar Deklaratën e Nairobit për rritjen e gjelbër dhe finacimin e klimës ka peshë ligjore si një dokument themelor që udhëzon veprimet dhe detyrimet ligjore në të ardhmen.


Presidenti i Kenias, SH.T. Uilliam Ruto (William S. Ruto), duke folur gjatë ceremonisë së hapjes së ACS, të hënën, theksoi se Afrika nuk do të shmangë përballjen me biseda të vështira, dhe realitete të pakëndshme.


Bisedat e vështira përfshijnë rregulloret e politikave, taksat, tregtinë dhe drejtësinë klimatike, të cilat, të gjitha do të shqyrtohen në shkallë kombëtare, rajonale dhe globale.


Megjithatë, z. Ruto, kërkoi një ndryshim në mënyrën se si ne i qasemi këtyre diskutimeve - një qasje me lente mundësish. Arsyetimi i tij, është se brenda këtyre sfidave klimatike, qëndrojnë mundësi të jashtëzakonshme, që mund të përfitojnë njerëzit e Afrikës.


Qëllimi i samitit nuk është thjesht të katalogojë ankesat dhe problemet, por, të shqyrtojë idetë, dhe të vlerësojë perspektivat, për të krijuar zgjidhje.


Në mënyrë domethënëse, importi i samitit bëhet i dukshëm nëpërmjet largimit të tij nga diskursi konvencional i klimës, siç theksohet nga Presidenti Ruto si mikpritës.


Ai pohon se është koha për të shkuar përtej lojës së fajësimit - Veriu kundër Jugut, zhvillimi kundër të zhvilluarve, dhe ndotësit kundër viktimave dikotomitë.


Ky pohim, nuk e zvogëlon faktin e pamohueshëm, se kontributi i Afrikës në emetimet globale të karbonit është relativisht i vogël, edhe pse kontinenti mban peshën joproporcionale të ndikimeve shkatërruese të ndryshimeve klimatike.


Në fakt, pjesa e Afrikës në emetimet globale të karbonit qëndron në vetëm 4%, megjithatë ajo përballet me disa nga pasojat më të rënda të rritjes së temperaturave globale. Pavarësisht, imperativi urgjent për të adresuar këto sfida, qëndron në thelbin e misionit të samitit - për të bashkuar individët në mbarë botën, duke kapërcyer kufijtë e brezave, për të parashikuar një të ardhme të ankoruar në parimet e barazisë, dhe përgjegjësinë e përbashkët për veprim të qëndrueshëm klimatik.


Vërejtjet e bëra nga Presidenti Ruto, fillimisht theksojnë parimin e barazisë në ligjin e klimës, duke theksuar nevojën për një shpërndarje të drejtë të përgjegjësive, për të luftuar ndryshimet klimatike, veçanërisht duke marrë parasysh emetimet historike.


Kjo përputhet me doktrinën ligjore të Përgjegjësive të Përbashkëta, por të Diferencuara (CBDR), një parim themelor i së drejtës ndërkombëtare mjedisore, që pranon se të gjitha vendet, kanë përgjegjësi për të adresuar problemet globale mjedisore, edhe pse kjo përgjegjësi nuk është e barabartë.


Parimi CBDR bazohet në njohjen që vendet kanë nivele të ndryshme zhvillimi, kontribute të ndryshme ndaj problemit, dhe aftësi të ndryshme për ta trajtuar atë.


Së dyti, theksimi i Presidentit Ruto mbi humbjen joproporcionale njerëzore, të ndryshimeve klimatike, thirret në konceptin e drejtësisë klimatike, një parim ligjor që nxjerr në pah mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përballë ndikimeve klimatike.


Ai bën thirrje për zgjidhje të barabarta që mbrojnë popullatat e cenueshme. Së fundi, thirrja e tij për unitet global, nënvizon parimin ligjor të përgjegjësisë së përbashkët, duke theksuar bashkëpunimin ndërmjet kombeve, pavarësisht nga emetimet e tyre historike.


Në vëzhgimin tim të Samitit në vazhdim, është e qartë se ky takim e kapërcen sferën e diskursit të klimës - ai gërmon thellë në fushën e ndërlikuar, dhe jetike të drejtësisë klimatike.


Samiti i Klimës në Afrikë (ACS), shfaqet si një arenë, ku kërkimi për të mbrojtur të drejtat themelore të njeriut, të individëve, dhe të komuniteteve, që tashmë kanë barrën e pasojave shkatërruese, të ndryshimeve klimatike zë në qendër të vëmendjes.


Sipas organizatës jo-qeveritare Emnësti Interneshënëll (Amnesty International), efektet e emergjencës klimatike janë dukshëm të dukshme në Afrikë. Shumë individë po përjetojnë zhvendosje të detyruar, pasiguri në rendimentet e të korrave, dhe sfida në aksesin e ushqimit adekuat.


Për më tepër, furnizimet me ujë, janë nën tendosje në rritje. Ajo që e bën këtë situatë jashtëzakonisht të padrejtë, është se njerëzit më pak përgjegjës për shkaktimin e krizës klimatike, shpesh pa burime të mjaftueshme për t'u mbrojtur, janë duke duruar vazhdimisht pasojat më të rënda.


Theksi i Presidentit Ruto, në trajtimin e aspekteve sfiduese ligjore, brenda diskursit të klimës, nënvizon një imperativ kritik, në ndjekjen e qeverisjes efektive të klimës.


Ekzaminimi i rregulloreve të politikave, taksave, dinamikës së tregtisë dhe drejtësisë klimatike, në shkallë të ndryshme, pasqyron një qasje holistike ndaj ligjit dhe qeverisjes së klimës.


Avokimi i Presidentit Ruto, për një perspektivë të drejtuar nga mundësitë, brenda këtyre diskutimeve, thekson rolin e komunitetit ligjor, në shfrytëzimin e potencialit transformues të qenësishëm në sfidat klimatike


Kjo qasje mund të përkthehet në krijimin e kornizave ligjore, që jo vetëm trajtojnë ankesat dhe sfidat, por, gjithashtu lehtësojnë në mënyrë proaktive zgjidhje novatore, duke i shërbyer në fund të fundit, interesave më të mira të popullit të Afrikës, në përputhje me parimet e barazisë, dhe drejtësisë.


Siç e shoh unë, thirrja për një tranzicion të drejtë të energjisë, larg lëndëve djegëse fosile, rezonon si një thirrje e qartë për drejtësi klimatike. Ai pranon pabarazitë mjedisore, sociale dhe ekonomike të qenësishme në industrinë e karburanteve fosile, e cila, ka prekur në mënyrë disproporcionale komunitetet e margjinalizuara.


Kalimi drejt burimeve më të pastra, dhe të qëndrueshme të energjisë, jo vetëm që zbut ndryshimet klimatike, por, gjithashtu korrigjon padrejtësitë historike, dhe siguron qasje të barabartë, në energji për të gjithë.


Diskutimet mbizotëruese mbi përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, janë një dëshmi e angazhimit të këtij Samiti, për të trajtuar padrejtësitë klimatike. Ndërsa ndryshimi i klimës vazhdon të prishë jetën dhe jetesën, është e domosdoshme të hartohen strategji, që fuqizojnë komunitetet e cenueshme me mjetet dhe njohuritë për t'iu përshtatur realitetit klimatik në zhvillim.


Duke vepruar kështu, ne nuk jemi thjesht duke zbutur sfidat mjedisore; ne po mbrojmë gjithashtu të drejtat themelore të njeriut, dhe dinjitetin e atyre, që janë më të cenuar nga këto ndryshime.


Ndërlidhja e brendshme e drejtësisë klimatike, dhe drejtësisë gjinore, është avancuar veçanërisht këtu në ACS. Gjatë ceremonisë së inaugurimit, znj. Memory Kachambwa, Drejtoresha Ekzekutive e Rrjetit të Zhvillimit dhe Komunikimit të Grave Afrikane, deklaroi me pasion: “Ne nuk mund të diskutojmë me të vërtetë një tranzicion të drejtë, nëse gratë nuk janë në thelbin e tij. Diskursi mbi drejtësinë klimatike, duhet të përfshijë të gjithë, pasi kriza klimatike, na ka prekur të gjithëve.


Ajo shtoi: “Gratë afrikane kanë mbajtur barrën e krizës klimatike, duke përjetuar humbje dhe shkatërrim, dhe perspektivat e tyre unike, nuk duhet të margjinalizohen kurrë. Drejtësia klimatike, nuk mund të ekzistojë pa drejtësinë gjinore.


Barazia gjinore dhe fuqizimi i grave janë të përfshira në marrëveshje të shumta ndërkombëtare, duke përfshirë Marrëveshjen e Parist, dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.


Prandaj, këmbëngulja që perspektivat dhe përvojat e grave të jenë integrale në diskutimet për klimën, përputhet me mandatet ligjore, dhe me nocionin më të gjerë të drejtësisë.


Drejtësia klimatike, si një koncept ligjor, kërkon trajtimin e ndikimeve të ndryshme, të ndryshimeve klimatike, në komunitetet e cenueshme, dhe gratë shpesh përbëjnë një pjesë të rëndësishme të këtyre grupeve të margjinalizuara.


Në thelb, këto deklarata, nënvizojnë imperativin ligjor, për të siguruar që politikat dhe veprimet e klimës të jenë të përgjegjshme ndaj gjinisë, duke respektuar të drejtat e njeriut, dhe të barabartat, duke avancuar kështu qëllimet e drejtësisë klimatike, në shkallë globale.


ACS ka avancuar gjithashtu një diskurs mbi energjinë e gjelbër, si një mjet për të arritur objektivat zero neto. Kam dëgjuar shqetësime, në lidhje me zhvendosjen, për akomodimin e projekteve të energjisë së gjelbër, që dalin në sipërfaqe brenda diskursit ACS.


Veçanërisht, me kalimin e përshpejtuar në energjinë e gjelbër, përfshirja aktive e publikut, merr një rëndësi më të madhe. Kenia ofron një shembull përkatës, ku pjesëmarrja publike është një parim themelor kushtetues.


Prandaj, ndërsa ligjet dhe politikat e reja marrin formë pas Samitit të Klimës në Afrikë (ACS), është e domosdoshme që ato të kenë përparësi, dhe të lehtësojnë angazhimin e fuqishëm të qytetarëve, gjatë zbatimit të iniciativave të energjisë së gjelbër.


Për mendimin tim, një qasje e pjesëmarrjes publike, jo vetëm që duhet të avancojë objektivat e qëndrueshmërisë, por, gjithashtu, duhet të vendosë theks të rëndësishëm, në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të komuniteteve të prekura, nga këto nisma transformuese të veprimit klimatik.


Njëkohësisht, Java e Klimës Afrikane, e organizuar së bashku me Samitin e Klimës në Afrikë, ofron një platformë shtesë, për shqyrtimin e çështjeve klimatike.


Këtu, politikëbërësit, praktikuesit, bizneset, dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, bashkohen për të shkëmbyer ide, mbi zgjidhjet klimatike, për të trajtuar barrierat, dhe për të eksploruar mundësitë e realizuara në rajone të ndryshme.


Këto përpjekje janë të rëndësishme në formësimin e stokut të parë global, që do të përfundojë në COP28, në Emiratet e Bashkuara Arabe - më vonë këtë vit.


Ndërsa mbyll këtë mesazh, do të thosha se masa e vërtetë e efikasitetit të Samitit të Klimës në Afrikë, qëndron në çfarëdo rezultati të prekshëm, dhe zhvillimet e politikave që pasojnë pas tij.


Ndërsa samiti, padyshim ka hapur rrugën për diskutime thelbësore mbi drejtësinë klimatike, dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përballë ndryshimeve klimatike, ndikimi i tij i qëndrueshëm, do të varet nga shkalla në të cilën këto dialogje përkthehen në masa konkrete politikash, dhe zgjidhje vepruese.


Komuniteti ndërkombëtar duhet të ndjekë me vigjilencë zbatimin e politikave që dalin nga ACS, duke siguruar që zërat e atyre që janë më të prekur nga padrejtësitë klimatike, të dëgjohen, dhe të mbrohen të drejtat e tyre.


Në përmbledhje, Samiti i Klimës në Afrikë qëndron si një moment historik, duke bashkuar kombet afrikane në mënyra të paprecedentë, dhe duke rreshtuar zërat e tyre, për t'u përballur me sfidat komplekse të paraqitura nga ndryshimet klimatike.


Ky samit, ofron një mundësi të veçantë, për kontinentin afrikan, për të nxitur unitetin dhe për të ushtruar një ndikim domethënës, në axhendën e veprimit global të klimës. Ndërsa Afrika drejton këto dialogje thelbësore, bota e shikon me pritje të etur, duke pranuar se Samiti i Klimës në Afrikë, mund të hapë vërtet derën për një të ardhme më të qëndrueshme, dhe të barabartë për të gjithë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox








Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page