NUMRI I TË VDEKURVE NGA TËRMETI NË MIANMAR SHKOI NË 3354 VETA; MBI 4508 VETA U PLAGOSËN; 220 VETA JANË TË ZHDUKUR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 5
- 1 min read

Rangun (Rangoon), Mianmar | Tërmeti i fuqishëm që goditi Mianmarin më 28 mars të vitit 2025 vrau 3354 veta, sipas një raporti të ri të publikuar sot nga media shtetërore.
Sipas të njëjtit burim, tërmeti, i cili, rrafshoi ndërtesat dhe shkatërroi infrastrukturën në të gjithë vendin, shkaktoi gjithashtu 4508 të plagosur dhe 220 persona janë ende të zhdukur.
Sipas një vlerësimi të Kombeve të Bashkuara, më shumë se tre milionë njerëz u prekën në një mënyrë ose në një tjetër nga fatkeqësia, e cila shtoi shkatërrimin e katër viteve të luftës civile.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments