top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NYSRET ZYMERI (XHAXHAI I ARDIT ZYMERIT): NUK KEMI PASUR ARMIQ; NUK E NJOHIM DORASIN; KËRKOJMË DREJTËSI PENALE DHE CIVILE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 24
  • 2 min read
Viktima, Ardit Zymeri.
Viktima, Ardit Zymeri.

Vushtrri, Republika e Kosovës | Z. Nysret Zymeri (xhaxhai i z. Ardit Zymeri, i cili u vra mbrëmë në Vushtrri) deklaroi se familja e tyre ende nuk kanë marrë ndonjë informatë zyrtare, dhe nuk e dinë ende se si ka ndodhur ngjarja kriminale ku mbeti i vdekur familjari i tyre.

 

Në një deklaratë para mediave ai tha se nuk ka pasur asnjë mosmarrëveshje me askënd dhe se dorasin e kësaj vepre të rëndë nuk e njeh.

 

Arditi ka qenë djali i vëllait tim. Ende nuk kemi marrë informata zyrtare dhe nuk e dimë si ka ndodhur.


Nuk kemi pasur ndonjë mosmarrëveshje me askënd. Nuk kemi pasur asnjë fjalë të keqe me njerëz të gjallë, dhe nuk e kemi pritur që diçka e tillë mund të ndodhte.


As nuk e kemi ditur që mund të kishim ndonjë armik. Nuk e njohim dorasin dhe as tani nuk e njohim. Informatën e morëm mbrëmë, dhe kemi tre fëmijë të tjerë, një vajzë dhe dy djem”, deklaroi ai.

 

Strukturat përgjegjëse të hetimit penal arrestuan z. Bleon Dibrani, i cili, kumtohet se e ka pranuar aktin e vrasjes për motive që lidhen me xhelozinë ndaj një vajze për të cilën ata kishin sipmati të përbashkët.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 Bleon Dibrani, i arrestuari si vrasës i Ardit Zymerit.
Bleon Dibrani, i arrestuari si vrasës i Ardit Zymerit.

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page