top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NË 10 VITET E FUNDIT MBI 6500 EMIGRANTË SHQIPTARË HOQËN DORË NGA SHTETËSIA E RSH-së | NË 20 VITET E FUNDIT MBI 521000 QYTETARË SHQIPTARË MORËN SHTETËSI TË HUAJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 27
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Emigrantët shqiptarë tashmë po heqin dorë nga shtetësia shqiptare.

 

Edhe rreth 900 qytetarë shqiptarë hoqën dorë nga shtetësia e tyre, duke shënuar kështu numrin më të lartë të regjistruar ndonjëherë”, thuhet nga të dhënat zyratre.

 

Krahasuar me vitin 2023, ky tregues ka shënuar një rritje prej 6%, duke pohur prirjen në rritje të qytetarëve që zgjedhin të braktisin shtetësinë shqiptare.

 

Për të përfituar pasaportën shtetit ku kanë emigruar qytetarët shqiptarë po heqin dorë dorë nga shtetësia shqiptare.

 

Kjo heqje dore dhe marrja e pasaportës së shtetit pritës u mundëson qasjen në të drejta, në mundësi punësimi, në lëvizje pa kufizime, etj, …

 

Rreth 6500 qytetarë shqiptarë kanë hequr dorë në mënyrë zyrtare nga shtetësia e tyre gjatë 10 viteve të fundit”, thuhet në të dhënat zyrtare.

 

Shumica e tyre janë të rinj (kryesisht të moshës 15-35 vjeç).

 

Kjo grupmoshë përbën më shumë se gjysmën e qytetarëve që janë larguar nga vendi dhe kanë aplikuar për të jetuar dhe punuar jashtë”, sipas Institutit shqiptar të Statistikave.

 

Ndërkohë, të dhënat e Institutit evropian të Statistikave (Eurostat) tregojnë se në 20 vitet e fundit mbi 521000 qytetarë shqiptarë kanë marrë shtetësi të huaj.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page