Dhaka, Bangladesh | Mbi 1 milion e 340 mijë njerëz janë prekur nga përmbytjet për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe të vazhdueshëm të musonit në Bangladesh dhe shtëpitë e tyre janë mbytur nga ujërat.
Kjo u zbulua nga burime qeveritare në Dhaka, të cilat megjithatë nuk janë në gjendje të japin informacion për të vdekurit dhe të zhdukurit.
“Mbi 1.34 milionë njerëz janë prekur nga përmbytjet dhe fshatrat dhe rrugët e tyre dhe shumica e shtëpive të tyre janë pushtuar nga uji”, u tha nga burimet qeveritare vendore.
Një fatkeqësi e ngjashme po ndodh gjithashtu në pjesën veri-lindore të Indisë dhe në veçanti në shtetet indiane në lindje të Bangladeshit, veçanërisht në Assam.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments