top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NË BASHKIMIN EUROPIAN DO TË PËRDORET NJË LLOJ USHQYESI PËR TË GJITHË TELEFONAT + TABLETËT + FOTOAPARATET.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 2, 2024
  • 1 min read

Bruksel, Belgjikë | Komisioni Europian në kumtesën e sotme, ka rikujtuar se nga viti 2024 të gjithë telefonat, tabletat, dhe foto-aparatet që gjenden në territorin e Bashkimit Europian duhet të kenë të njëjtin mbushës.

USB-C, i njohur si porti USB Type-C do të jetë standard, që do të thotë se prodhuesit duhet t’i prodhojnë produktet e tyre me kërkesat e reja të Bashkimit Europian.

Ky vendim ishte marrë një vit më parë, kurse nga Bashkimi Europian së fundmi u njoftua se me këtë veprim detyrohen të gjithë prodhuesit të kenë një mbushës.

Pritjes po i vjen fundi. Nga viti 2024, USB-C do të jetë standard për të gjithë pajisjet elektronike në BE. Nga ky moment, nuk do të dëgjojmë më shprehjen: “Më falni, nuk e kemi këtë lloj kablloje”, njoftoi Komisioni Evropian.

Rregullat e reja kanë për qëllim zvogëlimin e nevojës për blerje të mbushësve të ndryshëm për çdo pajisje, që do të kursej para, kohë dhe do të kontribuoj në zvogëlimin e mbetjeve elektronike.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page