top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NË DANIMARKË DHE NË IZRAEL SHFAQET VARIANTI I RI I KOVIDIT | QUHET “BA.X”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 18, 2023
  • 1 min read

Ontario, Kanada | Një variant i ri i Kovidit është raportuar në Danimarkë dhe Izrael. Emri i tij i përkohshëm është “BA.X”. Kjo u raportua nga z. Raian gregëri (Ryan Gregory), një biolog në Departamentin e Biologjisë së Integruar në Universitetin Kanadez të Guelph, Ontario. Sipas gazetës italiane Dielli 24 Orë (Il Sole 24 Ore), sinjali që i bëri shkencëtarët të shqetësoheshin ishte numri i madh i mutacioneve në proteinën Spaik (Spike), të cilat, janë afër 32 të Omicron-it. Deri më tani ka vetëm disa sekuenca dhe mund të mos jetë në gjendje të konkurrojë me variantet dominuese aktualisht - shpjegoi z. Gregëri (Gregory). Sekuenca e parë e variantit të ri u identifikua në Izrael, dhe më vonë u zbulua edhe në Danimarkë. Për momentin, emri “BA.X”, është provizor.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page