Tiranë, Shqipëri | UFO-t ekzistojnë, SHBA-ja ka teknologji të huaj, thonë analistët e UFO-ve në Kongres. Programet sekrete dhe materiali biologjik jo-njerëzor i diskutuar në seancën dëgjimore të Kongresit - Ata do të më heshtin, kam frikë për jetën time, tha ish-oficeri. Anëtarët e Kongresit morën një shije të mirë të teorive të UFO-ve ditën e mërkurë, në një seancë dëgjimore mbi fenomenet e pashpjegueshme ajrore (UFO) të raportuara nga pilotët. Ekspertët e OFO-ve gjithë ish-oficerë të ushtrisë - dolën para deputetëve të mërkurën për të bërë pretendime për automjete misterioze me mjete po aq misterioze. Deputetët kërkuan një shpjegim dhe ishin skeptikë ndaj pretendimeve të dëshmitarëve. Ndoshta ka një shpjegim më të thjeshtë dhe nuk është UFO? A mund të jetë diçka si tullumbace misterioze kineze? Megjithatë, ata nuk morën përgjigje të qarta, megjithëse dëgjuan shumë teori. Kishte tre dëshmitarë kyç që dëshmuan për atë që panë dhe atë që dinë – por edhe për atë që (ata pretendojnë) fsheh qeveria e SHBA. Më mbresëlënëse ishin zbulimet dhe pretendimet e z. Deivid Gros (David Gross), i cili punonte si analist në Forcat Ajrore të SHBA. Ai ka pohuar se qeveria amerikane po mbulon më shumë se 10 incidente të përplasjeve të anijeve kozmike aliene dhe se ai ka folur me dhjetëra njerëz me njohuri për këtë çështje. SHBA po përpiqet të kopjojë teknologjinë aliene, por ai vetë nuk kishte akses në programet, të cilat shtrihen në dekada. Kur u pyet nga një anëtar i parlamentit, ai tha se mostrat biologjike u gjetën në vendet e ndikimit. Ishin ekzemplarë jo njerëzor, tha ai, siç iu tha edhe nga persona që kishin dijeni për këtë çështje. Por kur u pyet nëse ka parë vetë ndonjë anije kozmike aliene, ai refuzoi të përgjigjet publikisht – një justifikim që e përdori disa herë në seancë. Megjithatë, ai pranoi se nuk ka parë një kufomë të huaj. Më në fund ai foli hapur për frikën e tij, për jetën e tij, dhe se si autoritetet mund të praktikojnë terrorizëm indirekt për tu mbyllur gojën për atë që e dinë. Ai shtoi se ka njohuri për personat që janë dëmtuar për të mos treguar atë që kanë ditur për UFO-t. Nga ana e tij, z. Deivid Feivër (David Favor), një ish-pilot i Marinës tha se në vitin 2004, ndërsa po fluturonte me avionin e tij luftarak, ai kishte parë një automjet cilindrik misterioz që dukej si një tank i madh propani. UFO-ja po lëvizte mbi ujë me lëvizje të papritura dhe kur ai u përpoq ta gjurmonte, ai u zhduk. Ngjarja, nga e cila ka video, nuk u hetua asnjëherë. Ai tha në dëshminë e tij se UFO-t mund të kenë aftësinë të bllokojnë ose çaktivizojnë radarët e avionëve dhe instrumentet e tjera. Z. Reian Greivs (Ryan Graves), gjithashtu një ish-pilot luftarak për Marinën, tha se kishte parë shumë herë objekte misterioze që mbetën të palëvizshme pavarësisht erërave shumë të forta. Ai gjithashtu ftoi pilotët e tjerë që të paraqiten dhe të flasin për atë që dinë. Nëse janë dronët e huaj, është një çështje e sigurisë kombëtare, nëse është diçka tjetër, është një çështje shkencore, sido që të jetë është një çështje e sigurisë së fluturimit, shpjegoi ai. Ndoshta nën presionin e opinionit publik që kërkon transparencë, Kongresi e ka hapur këtë çështje, duke hetuar dukuri anormale. Deri më tani nuk ka asnjë shenjë të jetës jashtëtokësore, asnjë anije kozmike që lëviz në një mënyrë që sfidon ligjet e fizikës. Megjithatë, ka njerëz që i besojnë dhe që janë dëgjuar edhe në Kongres. Sondazhet tregojnë se katër në 10 amerikanë besojnë se ekzistojnë objekte fluturuese nga planetë të tjerë, ndërsa një në 10 ka parë një UFO. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
top of page
Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍ ✌️ 🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page
Comments