NË KORÇË U ARRESTUAN: KLAJDI LEKA; GJERGJI PANOLLI; ALFRED MALE; LEONARD MUÇOLLARI; ELTON RYKA; ELTON SOVJANI; ERMIR KANOLLARI; MATEAS KANOLLARI; RUDENC MUÇOLLARI; AGRON TUSHINI | KUMARXHINJ PA LEJE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 22
- 2 min read

Korçë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shteit arrestuan:
1- Z. Klajdi Leka.
2- Z. Gjergji Panolli.
3- Z. Alfred Male.
4- Z. Leonard Muçollari.
5- Z. Elton Ryka.
6- Z. Elton Sovjani.
7- Z. Ermir Kanollari.
8- Z. Mateas Kanollari.
9- Z. Rudenc Mucollari.
10- Z. Agron Tushini.
Ata u arrestuan në kuadër të një operacioni policor kundër lojërave të fatit në Korçë, i koduar “Cazino”.
Njoftim | DVP Korçë/ Kontrolle masive në lokale dhe ambiente që dyshohej se përdoreshin për të ushtruar veprimtarinë e kundraligjshme të lojrave të fatit. Finalizohet operacioni policor i koduar "Cazino".
Vihen në pranga 10 shtetas, (3 prej tyre pronarë lokalesh pasi u kapën në flagrancë në 3 lokale, duke organizuar lojëra fati, me kompjutera dhe me celularë dhe 7 të tjerë klientë duke luajtur lojëra fati). Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 9 monitorë kompjuterash, 13 aparate celularë, tableta, si dhe një sasi parash.
Specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, me mbështetjen e Forcës së Posaçme "Shqiponja" në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Cazino”.
Në kuadër të operacionit masiv janë evidentuar dhe goditur 3 raste të lojërave të fatit nëpërmjet kompjuterave dhe aparateve celularë, ku është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-K. L., 21 vjeç, Gj. P., 36 vjeç, dhe A. M., 57 vjeç banues në Korçë dhe Mborje, për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara" dhe " Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara".
- L. M., E. R., E. S., E. K., M. K., R. M., dhe A. T., për veprën penale " Organizimi i lotarive të palejuara", të gjithë banues në Korçë.
Këta shtetas u kapën në flagrancë gjatë operacionit duke organizuar dhe luajtur nëpërmjet makinaleve lojra fati dhe duke vënë baste sportive. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments