NË KOSTA RIKA MBI 400 AGJENTË DHE HELIKOPTERË KUNDËR BANDAVE KRIMINALE | OPERACIONI POLICOR NË KRYEQYTETIN SAN JOSE U KRYE NË BASHKËPUNIM ME AMBASADËN AMERIKANE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 28
- 1 min read

San Jose, Kosta Rika | Banorët e lagjeve jugore të San Jose-së, kryeqyteti i Kosta Rikës, shprehën shqetësimin për zhurmën e madhe të helikopterëve që fluturuan vazhdimisht mbi shtëpitë e tyre disa orë më parë.
Ministria e Sigurisë Publike e vendit të Amerikës Qendrore raportoi se operacioni përfshinte më shumë se 400 oficerë nga forca të ndryshme policie, të cilët, ndërhynë në zona të qytetit të karakterizuara nga nivele të larta dhune, duke përfshirë lagjet Hatillo Centro, Sagrada Familia, Alajuelita Centro, La Aurora dhe Konsepsion (Concepción).
Operacioni, thotë ministria, kishte për qëllim trajtimin e bandave kriminale të njohura si Los Lara, Mayri, Churro dhe Los Gemelos.
Gazeta “La Nación” thotë se veprimet u kryen në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe përfshinin përdorimin e dy helikopterëve nga Shërbimi i Mbikëqyrjes Ajrore.
Autoritetet thanë se disa persona ishin arrestuar, pa specifikuar numrin, shumica e të cilëve tashmë kishin urdhër-arrest.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments