top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NË KRUJË U VENDOS BUSTI I FIRMËTARIT TË PAVARËSISË MUSTAFA KRUJA MERLIKA I CILI KUR ISHTE KRYEMINISTËR BËRI REALITET SHQIPËRINË ETNIKE | U ANATEMUA NGA REGJIMI TITISTO-STALINIST.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 27, 2024
  • 2 min read

Krujë, Shqipëri | Në Krujë u vendos busti i firmëtarit të Pavarësisë, Mustafa Kruja Merlika, i cili, kur ishte Kryeministri që bëri realitet Shqipërinë etnike.

 

Z. Merlika ishte patriot, politikan, gjuhëtar, albanolog, studiues i historisë dhe publicist, me vlera të veçanta në secilën fushë, por ai u anatemua dhe u mohua prej regjimit titisto-stalinisto-pol potist për më shumë se 45 vjet.

 

Pas një varg botimesh të vyera të veprës së tij ofruar publikut shqiptar, tashmë në vendlindje ëhstë përuruar edhe busti i tij.

 

Z. Mustafa Merlika Kruja, një prej firmëtarëve të Pavarësisë, patriot që luftoi fort për Kombin në ditët e vështira të mëvetësisë së Shqipërisë, politikan, historian, gjuhëtar e publicist i shkëlqyer, i vetmi kryeminitër që bëri realitet  Shqipërinë etnike gjatë periudhës së luftës së dytë botërore.

 

Tashmë ai do të ketë bustin e tij ku mund të kujtohet e nderohet në qytetin e lindjes në Krujë.

 

Në ceremoninë e veçantë të përurimit dhe përkujtimit të tij, organizuar nga  shoqata “Trojet e Arbrit Prishtinë” dhe familja Merlika, morën pjesë historianë,  gjuhëtarë, shkrimtarë, publicistë, intelektualë dhe përfaqësues të familjeve që provuan po njësoj persekutimin dhe mohimin gjatë viteve të regjimit komunist.

 

Përveç kontributeve shkencore në gjuhësi, studime e albanologji, një varg nismash e angazhimesh të z. Mustafa Kruja vlejnë të përmenden si: Heqja e sopatave të liktorit nga Flamuri ynë kombëtar, lirimi i më se 2000 të burgosurve në Shqipëri e të internuarve në ishujt e Italisë, gjatë viteve të pushtimit, hapja e mbi 300 shkollave në trojet shqiptare në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni siç emërtoheshin asokohe, në tokat e lirueme, ngritja e një administrate civile dhe ushtarake shqiptare në këto troje, të lëna jashtë Shqipërisë nga Konferenca e Londrës.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page