NË KRYE TË X/TWITTER DO TË JETË NJË GRUA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 12, 2023
- 1 min read

ShBA | Brenda gjashtë javësh një grua - identiteti i së cilës nuk është dhënë - do të drejtojë Twitter nga një këndvështrim operacional si CEO ose drejtore ekzekutive. Këtë e ka bërë të ditur, me një postim në Twitter, Illën Mask (Elon Musk), i cili megjithatë do t'i rezervojë vetes një pjesë të madhe të përgjegjësive të rrjetit – të cilin ai e quan X/Twitter – dhe pikërisht “presidencës ekzekutive, udhëheqjes së sektorit të teknologjisë, mbikëqyrjes së produkteve, menaxhimit të softuerit dhe të sistemeve”.
Comments