NË NJË NGA VIDEOT E FUNDIT TË REGJISTRUARA PËRPARA SE TË VDISTE PAPA FRANÇESKU U KËRKON TË RINJVE QË TË DËGJOJNË BASHKËBISEDUESIN DERI NË FUND PASTAJ TË FLASIN SEPSE KJO NDIHMON PAQEN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 9 hours ago
- 1 min read

Vatikan | “Të dashur djem dhe vajza, një nga gjërat shumë të rëndësishme në jetë është të dëgjoni, të mësoni të dëgjoni.
Kur dikush flet me ju, prisni derisa të mbarojë për ta kuptuar mirë dhe pastaj, nëse e dëgjoj të thotë diçka. Por e rëndësishme është të dëgjosh”.
Kjo është ftesa e Papa Françeskut për të rinjtë në një video të regjistruar më 8 janar në një smartphone nga një mysafir në Shtëpinë e Shën Martës (Casa Santa Marta).
Mesazhi - i publikuar në faqen e internetit të revistës javore Oggi (Oxhi) dhe i rilançuar gjithashtu nga enti mediatik “Vatican News” - iu drejtua të rinjve që marrin pjesë në Punëtoritë e Dëgjimit, një iniciativë e konceptuar nga Luka (Luca) Drusian që përfshin të rinj dhe të rritur në tema të ndryshme, duke i lejuar shumë të përjetojnë bukurinë e të dëgjuarit dhe të dëgjimit të vetes.
Papa Françesku i cili shfaqet me veshje joformale në video tha: “Shikoni me kujdes njerëzit, njerëzit nuk dëgjojnë. Në gjysmë të një shpjegimi ata përgjigjen dhe kjo nuk ndihmon paqen. Dëgjoni, dëgjoni shumë”.
Bashkë me nxitjen e pashmangshme për të mos harruar gjyshërit: “Gjyshërit na mësojnë kaq shumë”.
Fjalë që i përshtaten shumë ditës së sotme që sheh përfundimin e Jubileut të Adoleshentëve në Romë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires