NË PORTIN E DURRËSIT U VU NË ZBATIM OPERACIONI POLICOR I KODUAR “DUO”: U ARRESTUAN EDMOND NIKOLLI NGA LEZHA DHE SHKËLQIM ÇUNI NGA SHKODRA | KONTRABANDË MALLRASH ME VLERË 50 MIJË €.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 26
- 1 min read

PPK Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuian;
1- Z. Edmond Nikolli, me moshë 46 vjeç, banues në Lezhë
2- Z. Shkëlqim Çuni, me moshë 51 vjeç, banues në Shkodër.
Arrestimi i tyre u krye në kuadër të zbatimit të operacionit policor të koduar “Duo”.
Ata akuzohen se tentuan të fusnin në Shqipëri mallra të kontrabanduara me vlerë të përafërt 50000 euro.
Njoftim | Gjatë kontrollit, në mjet u gjetën dhe sekuestruan veshje, produkte kozmetike, ushqimore, pajisje dhe pije alkoolike, të gjitha të dyshuara si mallra të kontrabanduara, pasi nuk dispononin fatura blerjeje.
U sekuestruan gjithashtu autobusi, celularët dhe pasaportat e të arrestuarve.
Të dy akuzohen për veprat penale “Kontrabanda me mallra me akcizë ose me pezullim doganor” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Durrësit për veprime të mëtejshme, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários