top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NË PORTUGALI NUMRI I TË HUAJVE ËSHTË KATËRFISHUAR NË 7 VJET | NGA VITI 2017 DERI NË VITIN 2024 NUMRI NGA 4% SHKOI NË 15% TË POPULLSISË; ATËHERË ISHIN 400 MIJË; SOT JANË MË SHUMË SE 1 MILION E GJYSMË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 9
  • 2 min read

Lisbonë, Portugali | Nga viti 2017 deri në vitin 2024, numri i të huajve në Portugali është katërfishuar.

 

Atëherë ishin 400 mijë, sot janë bërë më shumë se një milion e gjysmë, duke shkuar nga 4% në 15% të popullsisë në shtatë vjet.

 

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Presidencës së Këshillit, António Leitão Amaro, duke paraqitur raportin e Aima (Agjencia për Integrim, Migrim dhe Azil), i cili, megjithatë nuk përfshin të dhëna për kombësitë e ndryshme.

 

Më pas ministri bëri akuza të rënda kundër qeverive të mëparshme të z. António Kosta (Costa), të cilat kishin lejuar një valë të pakontrolluar migrimi.

 

Në fakt, viti 2017 ishte viti në të cilin qeveria Kosta (Costa) miratoi ligjin që lehtësonte hyrjen e punëtorëve të huaj me vizë normale turistike.

 

Pa dyshim, ndryshimi më i madh demografik që kemi dëshmuar në një demokraci”, tha z. Leitão Amaro, i cili, e quajti atë politikë migracioni si një akt të papërgjegjshëm, duke shkaktuar çnjerëzim sepse u bë pa përgatitur siç duhet shërbimet e pritjes.

 

Për t'i bërë gjërat edhe më keq, vetë shërbimi i kontrollit kufitar, Sef, u mbyll për të krijuar më pas Aima-ën.

 

Tashmë gjërat kanë ndryshuar - shtoi ministri - emigracioni është rregulluar, kjo qeveri ka marrë masa që tashmë kanë ulur hyrjet me 60%”.

 

Ligji i vitit 2017 u amendua në muajin qershor të vitit të kaluar nga qeveria konservatore tashmë në dorëheqje e Luis Montenegro.

 

Tashmë në funksion të zgjedhjeve të 18 majit, z. Leitão Amaro njoftoi se koalicioni i qendrës së djathtë, Aleanca Demokratike, do të insistojë në dy masa që në këtë legjislaturë janë refuzuar nga e majta dhe e djathta ekstreme: zgjatjen e afatit për dhënien e shtetësisë dhe bërjen e procesit të dhënies së çertifikatave të qëndrimit më rigoroz për të eliminuar tentetivat e mashtrimit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Kommentare

Mit 0 von 5 Sternen bewertet.
Noch keine Ratings

Rating hinzufügen
bottom of page